FB

September 18, 2024 | 7:02

Mos humbisni shansin për t’u regjistruar në Universitetin Luarasi! Aty ku diploma vlen shumë!

 

Universiteti Luarasi renditet ndër institucionet më të mira të Arsimit të Lartë jo Publik të vendit. Ai ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. “Luarasi” është rritur në programe studimi, në staf akademik e administrativ, në cilësi të kurrikulave, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në kërkim shkencor e botime universitare e padyshim edhe në numër studentësh.

luarasi

Fakultetet e këtij universiteti, Drejtësia, Ekonomiku, Teknologjia e Informacionit e Inovacionit dhe ai i Shkencave Mjekësore janë ndër më konkurruesit në tregun e sotëm të arsimit të lartë. Të ndërtosh një institucion elitar e të besueshëm për publikun nuk është e lehtë. Duhet punë, përkushtim, profesionalizëm dhe besnikëri ndaj ligjit. Këto parime është e lehtë t’i thuash me fjalë e t’i shkruash në letër, por për t’i bërë realitet duhet shumë mund. Pasqyra e vetme ku shikojmë vetveten janë vetëm studentët. Ata janë vlerësuesit më të mirë të punës sonë. Në fillim të Shtatorit regjistrohen studentët e rinj për vitin akademik 2024-2025. Oferta jonë është e hapur. Nxitoni të regjistroheni në programet tona të studimit! Ne kemi dhënë prova se dimë t’i marrim të rinjtë maturantë dhe t’i përgatisim si specialistë të aftë në fushën e drejtësisë, ekonomikut, teknologjisë së informacionit dhe shkenca mjekësore.

Mos humbisni shansin për t’u regjistruar në Universitetin Luarasi. Diploma jonë vlen shumë. Kur të mbaroni do ta kuptoni se keni bërë zgjedhjen e duhur. Diploma jonë hap çdo portë të sektorit publik e privat ku nis karriera juaj e ardhshme.

 

adi

Ofrimi i këtyre programeve të studimit, me kurrikula bashkëkohore ka pas sjellë nxjerrjen në praktikë të një plejade juristësh profesionistë e me integritet. Një gjë të tillë e kanë dëshmuar për mëse dy dekada

edhe vetë treguesit statistikorë e cilësorë të vendeve apo pozicioneve të punëve se ku i shërbejnë sot vendit ish-studentët e Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit Luarasi. Prurjet e studentëve të këtij fakulteti ne i gjejmë në detyra të rëndësishme administrative në organet publike të shtetit shqiptar, në sipërmarrje të ndryshme private, e për më tepër në një numër të konsiderueshëm i gjejmë në sistemin e drejtësisë, si gjyqtarë dhe prokurorë, duke përfunduar me sukses Shkollën e Magjistraturës. Për të gjitha këto arritje dhe kontribute në karrierën e tyre profesionale të këtyre studentëve, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit Luarasi shprehet me krenari.

Ajo që duhet evidentuar në lidhje me funksionimin dhe vlerat që mbart Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit Luarasi ka të bëjë me disa cilësi të tij, të cilat bëjnë dukshëm diferencën me çdo lloj fakulteti tjetër. Si të tilla mund të citojmë në mënyrë jo shteruese disa prej tyre. Kështu, stafi akademik i kualifikuar, apo alternimi i dijeve teorike me përvoja praktike tek studentët, përbëjnë dhe elementët më kyç të cilësisë së studimeve që ofron ky fakultet.

Angazhimet e studentëve në përvoja unike, të cilat për shkak të natyrës së këtyre lloj studimeve janë të domosdoshme, përbëjnë gjithashtu elementë të tjerë diferencues të këtij fakulteti. Si të tilla mund të përmendim pjesëmarrjen në mënyrë aktive të studentëve në konkurse të ndryshme kombëtare, apo rajonale; në gjyqe simuluese apo imituese, në Klinikën Ligjore, apo dhe në praktikat mësimore pranë institucioneve dhe profesionistëve të ligjit.

Në këtë këndvështrim duke u ndaluar më sipër vetëm tek disa elementë apo veçori që e karakterizojnë Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit Luarasi, mund të themi pa më të voglin hezitim apo dyshim se, studimi i fëmijëve tanë në këtë fakultet do ishte një privilegj dhe mundësi shumë e mirë, për t’i përgatitur ata denjësisht, me dije profesionale solide dhe të aftë për të përballuar sfidat dhe eksperiencat jetësore. Kjo do të thotë që përfundimi prej studentëve i programeve të studimit pranë këtij fakulteti garanton suksesin e karrierave dhe të ardhmeve të tyre profesionale. Provojeni tani dhe merrni frutet e kënaqësisë profesionale nesër e për gjatë gjithë jetës.

***

sokol

 

 

Fakulteti i Shkencave Mjekësore ofron programe studimi në Infermieri, Farmaci dhe Stomatologji

Fakulteti i Shkencave Mjekësore ka filluar veprimtarinë e tij për herë të parë në vitin akademik 2021-2022. Ky fakultet ofron studime të integruara të ciklit të dytë në Farmaci e Stomatologji, Bachelor në Infermieri, program i cili do të shtohet edhe me një Master Shkencor. Fakulteti i Shkencave Mjekësore për vitin akademik 2024-2025 synon të përgatisë e diplomojë profesionistë të aftë dhe në përputhje me nevojat e prioritetet e sistemit shëndetësor të vendit. Të diplomuarit pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore do të kenë kompetencën e duhur për të konkurruar jo vetëm në tregun lokal, por edhe atë rajonal e ndërkombëtar.

Formimi profesional, shkencor e praktik i studentëve mbështetet në programe të konceptuara sipas standardeve më të mira kombëtare e ndërkombëtare.

Kurrikulat që ofrojnë këto programe studimi janë të krahasueshme me kurrikulat e vendeve të tjera europiane. Ato mbështeten në programe mësimore moderne, si dhe në të gjithë elementët që kanë të bëjnë me njohjen e zbatimin e teknologjive të reja mjekësore. Misioni i Fakultetit të Shkencave Mjekësore është përgatitja sa më e mirë teorike e praktike e infermierëve, stomatologëve e farmacistëve, të cilët duhet të udhëhiqen nga vlera të rëndësishme, si profesionalizmi i lartë, integriteti, dhembshuria, kompetenca, ndershmëria, etika e lartë profesionale, përgjegjësia sociale, fryma e bashkëpunimit, komunikimi njerëzor me të sëmurët, komunitetin etj.

 

***

 

leontijev

Fakulteti Ekonomik i Universitetit “LUArASI” e mbylli vitin e akademik 2023 – 2024 me një sukses të spikatur dhe mjaft të veçantë. Ky ishte viti i një kthese të madhe dhe mjaft premtuese për të ardhmen: “Viti i fillimit të procesit të ndërkombëtarizimit, jo vetëm të Universitetit në tërësi, por sidomos i Fakultetit të Ekonomisë në veçanti”. Pas një pune të gjatë dhe të suksesshme ky Fakultet u liçensua nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për hapjen e dy programeve të reja dhe të përbashkëta “Bachelor” në Menaxhim Biznesi” dhe në “Financë” me Universitetin e Londrës (UoL) nën drejtimin akademik të London School of Economics and Political Science (LSE). Këtë vit akademik ne ofruam dy programe studimi në Bachelor (“Administrim Biznesi” dhe “Financë Bankë”), dy programe studimi në Mastera shkencorë (“Menaxhim Ekzekutiv” dhe “Banka dhe Tregje Financiare”) dhe dy programe studimi në Mastera Profesionalë (“Marketing dhe reklamë” dhe “Financë dhe Menaxhim risku”). Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, edhe për këtë vit akademik, ne u dalluam për nivelin e lartë cilësor të kurrikulës sonë, por sidomos për pajisjen e saj me njohuritë e duhura të mekanizmave të funksionimit të tregjeve ndërkombëtarë. Dhe me këtë kam parasysh qasjen më atraktive të programeve të Fakultetit tonë për ndërkombëtarizim e kurrikulës sonë mësimore dhe për integrimin më të thellë të saj në konceptet dhe përmbajtjet më bashkëkohore të kurrikulave europiane e më gjerë.

Por nëse programet tona mësimore ishin të veçuara kombëtarisht, pra zhvilloheshin nga ne brenda vendit, tashmë ne do të ofrojmë edhe programe të përbashkëta me LSE-në, si një ndër Universitetet më reputativë dhe që rankohet ndër të parët në nivel botëror sidomos në fushën e ekonomisë.

Oferta jonë në të ardhmen nuk do të jetë më vetëm ofertë brenda vendit, por edhe ofertë jashtë tij, ofertë si partnerë me një nga universitetet më të vlerësuara ndërkombëtarisht. Diploma jonë do të jetë e përbashkët me këtë Universitet, pra do të jetë edhe ndërkombëtare. Mbi këtë bazë e ardhmja jonë do të jetë realisht ndërkombëtare dhe do të përfshijë edhe ristrukturimet e të gjitha programeve tona, madje do të riformatojë edhe strukturën e tyre me oferta programesh të reja në Bachelor, Mastera dhe pse jo edhe në ciklin e tretë të Doktoraturës.

Rruga e ndërkombëtarizimit të Fakultetit të Ekonomisë u konsolidua gjatë këtij viti akademik edhe me marrëveshjet e reja që ne krijuam me një numër të madh universitetesh rajonalë, por edhe europianë e më gjerë, të cilat krijuan një një trend ri që po forcohet për çdo vit akademik dhe premton për punësime më të spikatura edhe në tregun jashtëshqiptar. Programet “Erasmus” të BE-së me mjaft universitete rajonalë, por edhe europianë për studime semestrale në këto universitete, me njohje reciproke kreditesh, i japin një vlerë të shtuar diplomimit të studentit duke i dhënë atij një mundësi të re punësimi jashtë tregut tonë. Vlen të përmendim këtu edhe një linjë të re lëvizjeje, e cila ka të bëjë me fitimin nga departamentet tona të dy projekteve të reja të programit “Jean Monnet” të BE-së. Ky program ju ofrua vendit tonë për herë të parë gjatë këtij viti akademik, si një program i ri në kuadrin e ecurisë së procesit të integrimit dhe Fakulteti ynë arriti suksesin që të pranohet si fitues në dy programe të veçanta në fushën e Makroekonomisë. Kurrikula jonë u pasurua kështu edhe me elementë të rinj të përmbajtjes së procesit mësimor, ku tashmë studentët tanë do t’i marrin njohuritë e tyre ekonomike duke i lidhur ato me rrugën që duhet bërë në procesin e integrimit europian.

 

***

 

adrianaFakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi në të dy ciklet: Bachelor dhe Master. Programet e këtij fakultetit janë nga më të të parapëlqyerat prej gjeneratës së re, sepse teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit kanë ndikuar dhe po ndikojnë fuqimisht në globalizmin e kulturës dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, shërbimet publike, aktivitetet kulturore, veprimtarinë qeverisëse, biznesin, edukimin në distancë, sistemin bankar, aeronautikën, aviacionin, mbrojtjen, shërbimet inteligjente, kërkimin shkencor, rrjetet sociale, postën elektronike, tregtinë online, telefoninë celulare, teknologjitë audiovizive etj, etj.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi që u japin mundësinë studentëve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në këto fusha kaq të rëndësishme e të larmishme.

Universiteti Luarasi ofron të gjithë infrastrukturën moderne laboratorike si dhe një staf akademik mjaft të kualifikuar për të marrë përsipër këtë sfidë kaq tërheqëse. oferta jonë i përgjigjet më së miri kërkesave në rritje të tregut, duke garantuar një shkallë të lartë punësimi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Pranë këtij Fakulteti ka hapur dyert dhe Akademia e Sigurisë Kibernetike me një oportunitet shumë të mirë me trajnime dhe certifikime ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike duke përgatitur ekspertët e së ardhmes në këtë fushë ndër më të kërkuarat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top