Xhinset thjesht nuk dalin kurrë nga moda dhe… na nxjerrin nga çdo hall stili! Praktikisht janë shpëtimtarët e situatave kur nuk dimë si të vishemi në një ditë nxitimi për punë, apo kudogjetkë, mjafton vetëm që të dukemi mirë dhe komodë. Xhinset na mësuan se si mund të zgjidhim praktikisht të gjitha problemet tona.
Ajo që na propozojnë pasarelat është rikthimi i xhindeve të viteve ’90. Përtej bazës, vëmendja e fashionistave u katalizua në xhinse blu, të drejta, një tendencë praktike.
Xhinset mund të vishen me këmishë dhe atlete, dhe në kombinim ngjyrash ekstreme pse jo.
Xhinset e drejta për stilistët janë gjithmonë magjepsëse. Mbi të gjitha, mund të jenë zgjidhësi kryesor i problemeve për çdo situatë. Qoftë për një shëtitje në qytet, një aperitiv, një darkë me qirinj apo një festë me miqtë. Do të jetë krejt ndryshe tërheqëse në varësi të stilit.
Mund t’i vini në pah me një këmishë paksa oversize, me një fustan me grep sipër, me një këmishë polo me vija ose me një bluzë me një sup. Me pak fjalë, është e qartë: xhinset janë një klasik i përjetshëm që nuk kërkon shumë për t’ju bërë të shkëlqeni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.