FB

September 30, 2024 | 7:36

Mos i trajtoni fëmijët si të paaftë!

Kur vjen puna tek edukimi i fëmijës, janë tepër të vlefshme këshillat e mjekes Lira Gjika, e cila në librin e saj “Fëmijë të sigurt” përcjell edhe pasojat negative që ka tek fëmijët trajtimi i tyre sikur të jenë të paaftë.

1

Mos i trajtoni fëmijët si të paaftë!

Kur dy bashkëshortë dhë njëkohësisht prindër fëmijësh grinden mes tyre apo janë të acaruar me njëri-tjetrin, edhe pse përpiqen të mos e shprehin para fëmijës, ai këtë tashmë e di. Fëmijët e kuptojnë kur prindërit janë keq me njëri-tjetrin. Në këtë rast shkalla e ankthit është shumë e lartë pasi ata mendojnë se kjo është për faj të tyre. Lira Gjika thekson se sipas ekspertëve, kjo është mënyra si funksionon logjika e fëmijës duke qënë se proceset psikike nuk realizohen ende të plota tek ai. Në peridhën e fëmijërisë tek njeriu janë aktivë mekanizmat e pafuqisë, pamundësisë, i mirë-i keq , të cilat ushqejnë ndjenja faji.

Prindër, merruni seriozisht me fëmijën!

Mos harroni se janë 5 herë më të shpejtë në të kuptuarin e gjërave dhe situatave, krahasuar me të rriturit. Por ata nuk shprehen sepse kanë frikë, megjithatë ata janë në dijeni të asaj që po ndodh edhe pse ju përpiqeni ta fshihni. Pra e keni të kotë të vazhdoni t’ju fshihni gjëra.

Si duhet vepruar?

Ju duhet të flisni me ta sepse kjo është e vetmja mënyrë për t’i qetësuar. Tregojuni thjesht se jeni të nevrikosur me njëri-tjetrin për një arsye të caktuar, ashtu si ndodh edhe me ta që të irritohen kur nuk plotësohet një dëshirë, apo kur ju prishet ndonjë gjë.

Mos i trajtoni ata si të paaftë dhe sikur nuk kuptojnë asgjë. Heshtja e shton më tepër pasigurinë e fëmijës, dhe pasiguria e bën rrugën e rritjes shumë të vështirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top