Një tjetër grua u vra nga duart e ndyra të një vrasësi! Sot një tjetër zemër pushoi së rrahuri. Ishte një grua e fortë, që egoja e sëmurë e një burri i privoi lumturinë dhe të drejtën e jetës. Nuk dua të besoj se çdo ditë zgjohem më shumë e pasigurt, e pambrojtur, e mohuar nga një mentalitet që godet drejt e në zemër. E urrej çdo burracak, çdo njeri të mbyllur në botën e tij të vogël me injorancë dominante.
Nga Aurela Agalliu
Mos i vrisni gratë, mos!
Ke ardhur në jetë nga një grua, u rrite dhe u edukove nga një grua. Mos bëj krim!
Ti që vret gruan tënde, ke vrarë nënë, motrën tënde.
Ti po rriskon po aq shumë jetën e tyre, sepse nesër mund të jetë viktimë nga i njëjti krim një nga ata.
Pse kaq shumë urrejtje dhe mllef ndaj figurës së gruas shqiptare? Gratë shqiptare janë sakrifikuese, të dashura, të dhembshura. Ato sakrifikojnë lumturinë e tyre në emër të martesës dhe betimit.
Pse e vrave????
#lutempërklaritën
#unëjamKlarita
#unërefuzojtëpranojinjorancën
#mosivrisnigratë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.