FB

January 20, 2022 | 8:10

Mos kërko falje pse je një grua e fortë!

Shumë, shumë e guximshme, e vendosur… Dhe akoma: e pavarur, këmbëngulëse, luftëtare, e pakushtëzuar. Po, një grua e fortë mund të duket “shumë” në sytë e të tjerëve. Madje edhe agresive, prepotente. Mund të duket kështu për ata që, për shkak të pamjaftueshmërisë personale, preferojnë të shmangin përplasjet dhe konfrontimet. Dikujt që shumë pasion i shfaqet si defekt, dhe forca e të tjerëve u shkakton shqetësim dhe zhgënjim. Por një grua e fortë sigurisht që nuk është një grua arrogante, aq më pak agresive. Dhe midis shumë të mirave që ka, përfshin ëmbëlsinë dhe ndjeshmërinë.

Le t’i njohim më mirë këto gra të vendosura, të mençura dhe të vetëdijshme. I njohim më mirë ato anë të karakterit që shumë nuk i shohin ose nuk duan t’i shohin, por që janë të pranishme!

Di të mbrohet, sepse ajo ka mësuar të mbështetet te vetja dhe sepse i njeh mirë kufijtë, por edhe aftësitë e saj. Dhe gjithmonë kërkon respekt.

Investon te vetja, një grua e fortë nuk mbështetet tek të tjerët, nuk ka pritshmëri dhe për këtë arsye përpiqet gjithmonë për përmirësimin personal. Ajo rritet, evoluon, vlerëson thesaret e përvojave të saj për të përballuar më mirë vështirësitë e jetës.

Ka limite, si të gjitha qeniet njerëzore, edhe një grua e fortë ka limitet e saj. Ajo i pranon, përpiqet t’i kapërcejë kur është e mundur. I pranon ato si shenjë e mirësjelljes së saj kur nuk është.

Feston me gratë e tjera dhe është një karakteristikë tejet e bukur. Një grua e fortë nuk ka zili, nuk tregohet e ulët, nuk i dëmton gratë e tjera. Përkundrazi i inkurajon, i mbështet, i vlerëson për ato që janë.

Di vlerën e saj dhe nuk është supozim, por vetëdije. Ajo e di se sa rrugë ka bërë dhe gjithçka që e ka bërë atë që është. Kjo është arsyeja pse ajo kërkon respekt dhe nuk kënaqet lehtë. E lirë dhe e qetë, në harmoni me veten e saj.

Nuk është e kushtëzuar ndërsa respekton mendimin e të tjerëve, ajo nuk ndikohet dhe nuk lejon që kritikat dhe gjykimet t’i rrëshqasin. Nuk i intereson kënaqësia me çdo kusht. Një grua e fortë është një grua e lirë.

E sigurt për veten, sepse ajo është e sigurt për vetveten, për parimet, për moralin e saj. Për çfarë dëshiron nga vetja dhe çfarë nuk është e gatshme të pranojë.

Ka vendosur të jetë e fortë, një grua e fortë ka frikëra, pasiguri, momente ankthi, si të gjitha gratë e tjera. Por ajo ka zgjedhur të reagojë, të angazhohet, të mos i nënshtrohet fatkeqësive të jetës. Të mos shkarkohet nga vështirësitë dhe përgjegjësitë e tyre mbi të tjerët. Jo, mos kërkoni falje që jeni një grua e fortë. Vazhdoni të jetoni jetën tuaj me guxim dhe dinjitet!

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top