Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Është e ditur që shumë njerëz do të jenë gjithmonë dyshues, xhelozë, të diskredituar, të mallkuar, të lënduar. Ata gjithmonë do të godasin atje ku nuk arrijnë dot, gjithmonë do të kërkojnë qiej që nuk u përkasin, ata do të pyesin gjithmonë “pse jo unë?”. Disa do të zhgënjehen dhe do të heqin dorë. Disa të tjera, megjithatë, do të krijojnë, do evoluojnë.
Bota për të cilën po flasim mund të mos jetë e keqe…, ata janë të frikësuar, të lënduar, ashtu si ju dhe unë.
Mos kini frikë nga njerëzit. Të gjithë ekzistojnë për një arsye. Ata përmbushin ose i shërbejnë një qëllimi. Secili ka rrugën e vet. Mos kini frikë prej tyre!
Distancohuni nga vogëlsia e disa njerëzve dhe mos i lini t’ju prekin…Si?
Pranoni se ky person mund të mos bëhet apo të jetë kurrë ai që prisni.
Mos u përpiqni vazhdimisht të shpjegoni këndvështrimin tuaj dhe të përmirësoni gjërat. Një person që nuk dëshiron të kuptojë nuk do ta kuptojë kurrë.
Çdo person ka një sistem vlerash të ndryshme nga ju, ka edhe impulse të ndryshme që e shtyjnë drejt sjelljeve të caktuara, kështu që mos humbisni kohën tuaj për të psikoanalizuar si-të dhe pse-të, shumë herë gjërat janë më prozaike nga sa mendojmë.
Jeni kujdesur të pasuroheni me dije, me dashuri dhe guxim për të hedhur dritë mbi errësirën tuaj. Kthehuni tek njerëzit në jetën tuaj… Dashuria (fatmirësisht) fiton.
Dhe…, jo vetëm në përralla…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.