Çdo grua kalon ciklin menstrual i cili shoqërohet me simptoma të zakonshme si dhimbje të barkut apo shpinës, kontraktime të muskujve, etj. Ndryshimet drastike të hormoneve gjatë menstruacioneve mund të shkaktojnë dhe dhimbje koke.
Këto simptoma i përkeqëson më shumë uji i nxehtë apo edhe konsumimi i pijeve të nxehta.
Pirja e kafesë është një nga gabimet e zakonshme që bën çdo grua gjatë ciklit menstrual.
Çfarë ndodh nëse pini kafe gjatë ciklit?
Pirja e kafesë gjatë atyre ditëve mund të çojë në dehidratim. Kjo për shkak se kafeja përmban kafeinë, e cila rrit prodhimin e urinës, por gjithashtu kontribuon në dhimbje që çojnë në dehidrim, i cili shkakton dhimbje koke. Për më tepër, kafeja çrregullon hormonet. Ajo kufizon enët e gjakut, rrit ankthin dhe gjithashtu rrit kortizolin, gjë që përkeqëson më tej simptomat menstruale.
Burimi / http://www.gazetamonitor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.