FB

June 3, 2023 | 7:26

Mos lejo që kjo të ndodhë me ty!

Siç ka ndodhur shumë herë në të kaluarën, disa ditë më parë isha dëshmitare e një diskutimi që përmbante të ashtuquajturën stigmë të sëmundjes mendore.

Për të mos ju mërzitur me detaje…, disa po përpiqeshin, në stil stand up comedy ironik, të “bindnin” një person tjetër që të më thoshte të shtoja seancat, pilulat etj…

Ky person mësova se për disa kohë kishte sulme të rënda paniku, gjendje e cila ka ndikuar në funksionalitetin e tij në të gjitha nivelet e jetës së tij.

“Mos lejo që kjo të ndodhë me ty! “, pëshpëriti ai…

Gjykime të njëanshme, opinione të mbipërgjithësuara, përfundime arbitrare, etiketime, mënyrë të menduari “e bardhë apo e zezë”. Transmetimi i mendimeve negative, ndjenjave, thashethemeve, frikës brez pas brezi. Një përqindje e bashkëqytetarëve tanë janë aq shumë prapa në përparimin mendor saqë ata mbajnë besimin se sëmundja mendore është një dënim nga Zoti! Të tjerë e lidhin sëmundjen mendore me inteligjencën ose dobësinë, duke etiketuar lehtësisht disa nga qeniet njerëzore që janë në këtë gjendje si “budallenj” ose “shumë të ndjeshëm”.

Rreth 1 në 4 njerëz në mbarë botën do të përjetojnë një problem të shëndetit mendor në një moment të jetës së tyre. 1 nga këta 4 ka shumë të ngjarë të jetë dikush që njihni, dikush që e doni. 1 nga këto 4 një ditë mund të jeni ju.

Të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë meritojnë respekt, mirëkuptim dhe një jetesë të denjë.

 

 

 

Nga Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top