Për fat të keq, marrëdhëniet që besohet se janë jetuar nga njerëz të guximshëm dhe të sinqertë janë dëmtuar nga njerëzit frikacak dhe keqdashës dhe nga sekretet, që për të kënaqur kotësinë e egos, luajnë me ndjenjat e të tjerëve.
Frikacakët kurrë nuk dalin kundër konflikteve personale apo profesionale.
Ata përdorin justifikimin e “marrëdhënieve të mira” për të luajtur në të dyja anët dhe të qëndrojnë në fushat e tyre të mirëqenies, pavarësisht nëse janë profesionistë, socialë apo sentimentalë.
Njerëzit frikacakë nuk luajnë pastër. Ata nuk ju flasin, por flasin për ju gjatë gjithë kohës. Gjykojnë përpjekjet, zgjedhjet, jetën tuaj, por që kurrë nuk keni hasur në një përplasje nga ana juaj.
Njerëzit frikacak nuk i tregojnë marrëdhëniet, me arsyetimin se “marrëdhëniet e fshehta zgjasin më gjatë” nuk janë kurrë në dispozicion, as nuk janë gati për diçka serioze.
Me justifikime dhe pak kreativitet, ata nuk humbasin një takim të rastit dhe një histori të fshehtë dashurie, pasi nuk kanë nevojë të vendosin një aleancë dhe ta prezantojnë tjetrin si një partner jetësor. Duke pretenduar papajtueshmërinë e gjeneve, ata fajësojnë yjet, ish të dashurën, ish-partnerin, nënën, maminë, etj. Por ata kurrë nuk e marrin fajin për paaftësinë e tyre për të dashur.
Njerëzit e guximshëm janë të sinqertë. Njerëzit frikacak, jo. Ata manipulojnë partnerët e tyre derisa të ndjehen fajtorë për gabimet që nuk kanë kryer, vetëm për të pasur arsye për t’i “lënë”. Për fat të mirë, njerëzit frikacak nuk janë me shumicë dhe jeta ndodh me transparencën dhe të vërtetën. Nga ata që marrin pasojat e veprimeve të tyre dhe që lejojnë dashurinë dhe respektin të mbizotërojë në marrëdhënie.
Njerëzit e guximshëm i japin ngjyra jetës. Ata e lanë dritën e dashurisë, argëtimin, bukurinë. Duke konfirmuar përkufizimin e përsosur të Zygmunt Baumann: “Pa përulësi dhe kurajë nuk ka dashuri: këto dy cilësi janë të nevojshme, në shkallë të mëdha dhe të vazhdueshme, kur hyn në toka të pashkelura dhe të panjohura dhe në këtë territor është dashuria që vendos midis dy ose më shumë qenieve njerëzore”.
Burimi / italiafeed.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.