Aktualitet

May 23, 2021 | 17:08

“Mos ma vrit fëmijërinë, eduko djalin”, protestë në Tiranë kundër abuzimit seksual të të miturve

 

Në Tiranë u zhvillua sot një protestë kundër abuzimit me fëmijët, duke marrë shkasë nga rasti i publikuar pak ditë më parë në Mirditë, e cila ishte abuzuar nga katër burra më i madhi 44 vjeçar, babai i dy fëmijëve.

1

Në protestën që nisi në sheshin “Skënderbej” u shpalosën parulla të shumta, si “Shtet i dështuar, fëmijë të dhunuar”, “Trupa të shfrytëzuar, trupa të ekzekutuar, trupa të dhunuar. A jemi Auschwitz?” “Mos ma vrit fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm”, etj.

Në protestë ka marrë pjesë edhe një grua, e cila është shfaqur totalisht nudo në shesh me një pankartë në duar.

2

Për protestën reagoi edhe Presidenti Ilir Meta. “Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor”, shkruan ai.

3

Edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu ka reaguar në rrjetet sociale, pas protestës në Tiranë për abuzimet seksuale në vend. Spahiu thekson se është i papranueshëm çdo abuzim ndaj gruas, duke shtuar se gratë janë gjysma më e mirë e shoqërisë njerëzore.

5“Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës. Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor, i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë. Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh. E kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet”.

 

 

 

4

 

 

Burimi panorama.com.al / balkanweb

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top