FB

July 24, 2025 | 8:30

Mos qëndroni në një lidhje vetëm për fëmijët!

E di, nuk është e lehtë. Por duhet të mendoni se çfarë të ardhmeje po ndërtoni, jo vetëm për veten tuaj, por edhe për ta. Një lidhje e keqe mund të lërë plagë të thella në shpirtrat e fëmijëve, edhe nëse mendoni se po i “mbron” ata duke qëndruar.

alda-bircaj-okokokFëmijët thithin gjithçka. Ata mësojnë të duan mënyrën se si i shohin prindërit e tyre të dashurohen.

Kur shtëpia është e mbushur me britma, heshtje, lot, frikë ose abuzim, mendjet e tyre regjistrojnë se kështu janë marrëdhëniet. Dhe ndërsa rriten, ata ose do të shmangin intimitetin nga frika se mos lëndohen, ose do të riprodhojnë të njëjtat modele negative që kanë përjetuar.

Ju mund ta shihni zgjedhjen për të qëndruar si një akt sakrifice dhe dashurie. Por e vërteta është se, nëse fëmijët rriten duke qenë dëshmitarë të një marrëdhënieje jofunksionale, ata mësojnë se kjo është “normale”.

Ata mësojnë të kenë frikë nga njerëzit që duan.

Ata mësojnë të mos i shprehin ndjenjat e tyre.

Ata mësojnë të fshihen ose të sulmojnë, sepse nuk kanë mësuar si të lidhen ndryshe.

Dhe kur një djalë e sheh të atin duke bërtitur ose duke goditur, një ditë mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe me ty.

Dhe një vajzë që e sheh nënën e saj të vuajë në heshtje mund të mos e gjejë kurrë zërin e saj.

Këto modele nuk thyhen lehtë. Dhe sado që dhemb të largohesh, aq më shumë dhemb të shohësh fëmijët e tu të përsërisin të njëjtin cikël.

nena-dhe-femijetSi nënë, ti dëshiron që djali yt të jetë respektues, jo i frikësuar ose agresiv. Ti dëshiron që vajza jote të ndihet mjaftueshëm e fortë për të thënë “jo”, për të kërkuar gëzimin dhe sigurinë e saj. Por nuk mund t’ua mësosh këtë kur jeton të kundërtën çdo ditë.

Në një moment duhet të marrësh një vendim. Jo nga egoizmi, por nga dashuria. Për ty. Për ta. Për brezat që do të vijnë.

Zgjidh mjedisin që do t’i lejojë të lulëzojnë! Thyej ciklin e abuzimit! Asnjë fëmijë nuk meriton të rritet me frikë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top