FB

June 28, 2025 | 19:00

Mos rrit një “fëmijë të mirë”! (reflektim për dashurinë prindërore)

 

Ka fjalë që duhen thënë me kujdes, sidomos kur flasim për prindërimin — atë përzierje të shenjtë mes dashurisë dhe përgjegjësisë. E kemi glorifikuar figurën prindërore si simbol të sakrificës dhe përkushtimit, por shpesh harrojmë ta shikojmë nga afër mënyrën se si ajo dashuri jepet.

alda-bircaj-okokok

Kur dashuria bëhet e kushtëzuar, kur fëmija ndjehet i detyruar të fitojë të drejtën për t’u dashur, ndodh një kthesë e heshtur: fëmija nuk rritet më i lirë, por i modeluar. Ky tekst na fton të reflektojmë mbi vijën e hollë mes edukimit dhe kontrollit, mes mbështetjes dhe formësimit, mes dashurisë së pastër dhe asaj që kërkon të krijojë një pasqyrim të vetvetes.

Prindërit…

Ata njerëz të mirë që e lidhin dashurinë pas një kushti:

“Të jesh i mirë.” Të mësosh. Të rrish urtë. Të mos turpërosh mbiemrin. Të… të… të… Dhe aty, fëmija ndalon së qeni fëmijë. Bëhet projekt. Zgjatim i egos sonë.

Dhe dashuria?

Nuk ngjan më me tokën që ushqen. Ngjan me allçinë,  që shtrëngon, që formëson sipas masës sonë.

prinderimi

Kufijtë nuk janë burg. Janë udhë për të mos humbur veten. Por nëse i vendos për të “rregulluar” fëmijën tënd të “gabuar”, nuk janë kufij. Janë turp i maskuar si kujdes.

Dashuria pa kushte nuk do të thotë: “bëj ç’të duash, s’i plas kujt.”

Do të thotë: Po, do të të them jo. Do të të vendos kufij. Do të të mësoj pasojat. Por nuk do ndaloj kurrë duke të parë në sy, me besim, me pranueshmëri.

Sepse nëse fëmija yt duhet të shtiret për të ndjerë se e do, atëherë ti nuk po e do. Po e stërvit që të mbijetojë në botën e duartrokitjeve.

Dhe një ditë do të të urrejë. Ose më keq…, do vazhdojë të të kënaqë, ndërkohë që po vdes nga brenda.

Prandaj, dëgjo…!

Mos rrit një fëmijë që duket mirë. Rrit një fëmijë që mund të marrë frymë, edhe kur nuk është dakord me ty. Që mund të të shikojë pa frikë, pa turp.

Rrit një fëmijë që të bëhet diçka, që nuk dëmton/që nuk dhemb të jesh…

Kjo është dashuria e vërtetë.

Të tjerat janë shfaqje…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top