Thjeshtësia, modestia dhe humanizmi në përditshmëri fillon që nga përzgjedhjet që ne bëjmë. Jetoja afër tregut, dhe kur bëja pazaret shkoja gjithmonë tek ajo tendë me pemë e perime, e cila nuk vizitohej nga blerësit. E disa se ai kishte më shumë nevojë, dhe e dija se edhe ai i kishte të freskëta, por blerësit shkonin vetëm pas turmës, duke mos menduar më gjatë.
Nga Albina Jakupi, mësuese muzike Gjilan
Pasi përfundoja mësimin, vrapoja te taksitë dhe zgjidhja atë me veturën më të vjetër, sepse e dija se ai kishte nevojë më shumë për pasagjerë. Për mua nuk paraqiste fare problem tipi i veturës, aji më ofronte te vendi ku unë doja me mirësjellje.
Flokët i rregulloja te parukeritë që nuk kishin shumë “emër” dhe zgjedhja punëtoren e cila mësohej sepse isha e sigurtë se ajo donte të më linte përshtypje, sepse ishte në entuziazmin e fillimit dhe gjithmonë ndahesha e kënaqur…
Mos u gënjeni nga turma e njerëzve, nga “emri”, reklama me xixa … bëj mirë duke filluar të zgjedhësh të thjeshtën në dukje!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.