FB

July 4, 2023 | 7:23

Mos u mundo kurrë të mposhtësh një person që ka ecur shumë herë me këmbët mbi prush!

Ne e dimë se ndërgjegjësimi për të mirat që mund të vijnë nga përvojat e këqija është pjesë e një procesi të gjatë. Kështu që kërkohet drita e brendshme për të kaluar këtë proces të gjatë. Dhe DRITA  e brendshme, nuk vjen kur je duke shkuar në të njëjtën rrymë me dhimbjen, lëndimin apo duke pritur të ndihesh i kuptuar, apo të marrësh drejtësinë tënde.

Nga Arta Llana, psikologe klinike

arta-llana-psikologe-klinike

Jo, aspak!

Kjo jo vetëm që nuk do të ndodhë, por madje do të shtojë zhgënjimin më tepër dhe do të të fusë në një rreth vicioz.

Drita gjendet brenda teje dhe do jetë në favorin tënd kur ti nuk dorëzohesh dhe e përdor atë vetëm me dashuri, nga e cila mund të krijohet klimë, e cila do shkrinte çdo ftohtësi, me ose pa dëshirën e tyre dhe do këpuste çdo zinxhir që të mbajti peng me plagët që të krijuan të tjerët.

Nuk mund të mohojmë se përvojat negative nuk të lëndojnë, dhe sigurisht që të marrin energjinë në mënyrën më të keqe. Por, pas gjithë mundimeve, ti shkëlqen akoma më shumë, pavarësisht se çfarë të hodhën sipër, njëjtë si floriri që nuk ndryshket kurrë!

Dhe vjen një kohë që ata të cilët u munduan të të bënin keq, do hiqnin dorë menjëherë ose do e rimendonin nëse do guxonin sërish, ose do ndryshonin mendjen, sepse tashmë kanë kuptuar që pas çdo përpjekjeje,  ti jo vetëm që nuk thyhesh, por madje ngrihesh akoma edhe më e fortë.

Mos u mundo kurrë të mposhtësh një person që ka ecur shumë herë me këmbët mbi prush, sepse e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë, madje edhe duke u zvarritur do i duket çdo gjë akull, sepse në qoftë se nuk mbaron siç duhet, atëherë nuk ka mbaruar kurrë për atë person!

n

Dhe ndërkohë, që një copë prush që e hodhën drejt teje mund të djegë gjithmonë në ndërgjegjen e atij tjetrit, njëkohësisht do t’i kujtojë që të mos ketë më kurrë dëshirën të të hedhë as thëngjillin më të vogël, pasi tashmë e dinë që thëngjillin e tyre ti e kthen mjeshtërisht në floririn që ata  nuk do munden kurrë.

Përvoja, qëndrueshmeria dhe besimi janë veshje të cilat koha t’i dhuroi që të jetë të tuat, personale, duke mos patur nevojën e imitimit të askujt.

Ky është momenti kur dikush që ju ka lënduar dikur, në fakt tani është duke parë atë që ju keni ditur ta ktheni në përfitimin tuaj. Kjo është forca për të mos lejuar askënd të zbehë dritën tënde.

Kurrë mos u dorëzo!

 

New York

3 Korrik 2023

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top