Shkëputur nga libri i autorit Prof. Assoc.Doc.Dr. Ilia S. Larti “ECURITË MOSHORE”
Mjaft psikologë dhe sociologë janë fokusuar te mosha e rritur e hershme dhe tek ajo mesme, kanë arritur në disa përfundime teorike dhe praktike si: Jeta e individit, sado e varfër qoftë drejtohet nga një rregullsi e përgjithshme, një moment ky i periudhës së zhvillimit të individualizmit të personalitetit të veçantë, të cilin e ndajnë në tre faza:
a.Faza e fillimit
b.Faza e stabilizimit
c.Tranzicioni i mesit te jetës.
Faza e fillimit, shtrihet nga 17-33 vjeç dhe kjo fazë përfshin tranzicionin e moshës së rritur të hershme, futjen në boten e të rriturit dhe tranzicionin e moshës 30 vjeç. Në këtë hark kohor nga individët duhen plotësuar këto pesë faza:
- Vizioni për të ardhmen: Ndërtimi i vizionit, mundëson imagjinatën, e cila gjeneron vitalitet.
- Marrëdhënia me mentarin (Fjala mentar, vjen nga mitologjia greke, ku mentari është roja e Telemakut, djalit të Odisesë). Gjetja e dikujt (e një mashkulli), që është më i vjetër, me më shumë eksperiencë dhe që dëshiron që t’i bëjë sugjerim në momentin e jetës kur individi di të bëjë zgjidhjet.
- Rinia– bota e vendimeve personale. Është fillimi i moshës së rritur. I riu në këtë moshë mundohet por edhe kërkon të gjejë zgjidhje për probleme konkrete, siç është: thirrja e jetës, statusi shoqëror dhe martesa. Ndoshta, për shkak të këtyre çështjeve, kjo periudhë zgjat më së shumti: te vajzat nga 18-28 vjet, kurse te djemtë nga 20-30 vjet. Megjithatë, edhe këtu vlen se: nuk është e rëndësishme nëse i riu do të jetë i suksesshëm në sytë e të tjerëve, por nëse do të jetë i aftë që vendimet për jetën t’i merr për kënaqësinë e tij personale. Këto vendime do t’i japin jehonë gjithë jetës së tij të mëvonshme.
Nëse duam, deri diku, t’i kuptojmë të rinjtë, përherë duhet të kemi parasysh jo vetëm sjelljen e tyre të jashtme, por edhe lëvizjet e brendshme që kanë shkaktuar ato. Sepse edhe ata vetë nuk e kanë krejt të qartë se pse i bëjnë disa veprime që nuk mirëpriten.
Nëse duam të ndihmojmë në zhvillimin e tyre, në ecjen e rrugës drejt pjekurisë, së pari –duhet t’i kuptojmë. Kjo përqasje do të na ndihmojë që reagimet tona mos të jenë shprehje e problemeve të pazgjidhura dhe frustrimeve, por një provë e vetëdijshme e atij dialogu që ka filluar ndërmjet prindërve dhe fëmijëve nga momenti i lindjes dhe të mos shuhet gjatë ecurisë moshore, kjo duhet të ecë nëpërmjet kërkimeve rinore dhe pa tjetër të kalojë në dialog ndërmjet personave të pjekur.
- Një zgjidhje okupacionale: Individi duhet të bëjë zgjedhjen e profesionit.
- Marrëdhëniet dashurore: Çdo individ duhet të fillojë që të marrë një individ për një partner/e, për martesë, për numrin e fëmijëve dhe për llojin e marrëdhënieve që ai/ajo dëshiron të ketë me fëmijët.
Në kontekstin e këtyre pesë fazave mund të themi se: Çdo individi pasi zgjedh një vizion, një marrëdhënie me mentorin, një profesion dhe një marrëdhënie dashurore, aty nga mosha 30 vjeç (plus, minus 2 vjet), ai fillon që t’i riekzaminojë ndjenjat e tij rreth këtyre pesë detyrave madhore. Në këtë kohë mund të ndërmerren vendime të rëndësishme si ndryshimi i vizionit, ndryshimi i mentorit, ndryshimi i profesionit ose një ndryshim në statusin martesor. Për disa, ky tranzicion mund të jetë shumë i butë. Për të tjerët mund të jetë tepër i fortë dhe të vërë në pikëpyetje vetë bazat e jetës. Individi në këtë periudhë përjeton një periudhe vetë dyshimi, megjithëse ai nuk e shpreh atë. Por kjo bën që shumica e individëve të dalin nga kjo gjendje më të qartësuar për dobësitë dhe duke u mbështetur ne forcat e tyre, të marrin vendime të rëndësishme për veten e tyre.
c.Natyra e dashurisë në moshën e rritur.
Për të shpjeguar dashurinë ne moshën e rritur duke ju referuar psikologut Robert Stenbergu dhe pikërisht teorisë se tij “Triangelare”.
Sipas këtij psikologu dashuria ka disa komponentë:
Komponenti i pare: Intimiteti. Ky ka te beje me aftësinë e atij/saj, qe zotëron ndjenja dhe mendime te thella, te sinqerta, qe i falin njeri-tjetrit dashuri te pastër, qe dine te falin e te kompensojnë dobësitë dhe mangësitë ne mënyrë reciproke. Këto aftësi mund te jene mundësitë dhe faktorët me te rëndësishëm për qëndrimin e një lidhjeje midis një çifti te dashuruar, ne një martese te dëshiruar dhe te plotësuar. Treguesi i intimitetit konsiston në: Sensin e të qenit i lidhur e atij/saj me njeriun që ka përfytyruar apo të dëshiruar, për te arritur e shijuar lumturinë njerëzore.
Komponenti i dyte: Pasioni. Ky komponent konsiston, ne dëshirën e forte për personin tjetër dhe pritshmëria se seksi do te jete shpërblyes nga pikëpamja psikologjike. Gjithashtu ka te beje me joshjen (tërheqjen fizike), nxitjen dhe sjelljen seksuale ne një marrëdhënie. Nevojat seksuale janë te rëndësishme por nuk janë te vetmet ne një marrëdhënie. Disa here intimiteti shpie ne lindjen e pasionit. Ne disa here te tjera shpie ne lindjen e intimitetit. Por ka raste kur ka pasion pa intimitet dhe intimitet pa pasion.
Komponenti i tretë: Vendimi/përkushtimi. Ky komponent konsiston ne bindjen e forte se, pavarësisht nga pasoja, ai/ajo rri me personin e seksit tjetër. Ky komponent ka aspekte afatshkurtra dhe afatgjata. Aspekti afatshkurtër është vendimi ose te kuptuarit se je i dashuruar. Aspekti afatgjate është përkushtimi për te mbrojtur këtë dashuri.
Tipi i dashurisë përcaktohet nga përmasat e përfshirjes e secilës nga këto komponentë.
Psikologu Sternbergu përpunoi marrëdhëniet dashurore sipas kombinimeve që shfaqen apo dalin në shtatë forma.
Llojet e dashurisë bazuar ne teorinë triangulare e bëre me anën e një hulumtimi psiko-sociologjik ne Sternberg (1986) nga ana e psikologut Sternberg.
Rezultati
- Adhurimi: Intimitet, por jo pasion ose përkushtim.
- Dashuri obsesive: Pasion, por jo intimitet ose përkushtim.
- Dashuri boshe: Përkushtim, por jo pasion ose intimitet.
- Dashuri romantike: Intimitet dhe pasion, por jo përkushtim.
- Dashuri Idiote: Pasion dhe përkushtim, por jo intimitet.
- Dashuri shoqërore: Përkushtim dhe intimitet, por jo pasion.
- Dashuri ideale (komplete): Përkushtim, intimitet dhe pasion.
Teoria triongalare e dashurisë sipas Stenberg.
Në përfundim të kësaj teorie mund të themi:
Zakonisht, një dashuri e shëndetshme i përfshin te tria këndet e ndërprera. Por ne kulmin e jetës dashurore,balanca mes tyre ndryshon. Herët ne martese,pasioni është me i forte se intimiteti. Kjo për faktet se aspektet fizike te partnereve janë te pa konsumuara dhe eksituese dhe ndoshta nga qe nuk ka pasur aq shume kohe qe te zhvillohet intimiteti. Kjo është një kohe e rrezikshme ne martese sepse kur intimiteti është i moderuar, çifti mund te kuptoje njeri-tjetrin ne shume aspekte dh te beje shume zbulime te pakëndshme ne shume drejtime për njeri-tjetrin. Probleme te tilla janë me te dhimbshme tani sesa me vone kur intimiteti dhe përkushtimi janë zhvilluar. Ne fillim, pasioni është adiktiv. Një gjest i vogël mund te shkaktoje një eksitim te madh. Me vone doza me te mëdha duhen për e arritur te njëjtin efekt. Pasioni humbet një fare pushteti te tij. Por kjo varet nga çifti, disa e ruajnë një doze pasioni deri ne pleqëri, te tjerët janë te përkushtuar qe ne fillim (dashuri me pamje te pare).
D.Zgjedhja e partnerit
Zgjedhja e partnerit është një problem mjaft i rëndësishëm qe lidhet me martesën. Njeriu e zgjedh partnerin/en e tij/saj prej një grupi të kufizuar individësh qe janë te ngjashëm me ta. Ne zgjedhjen e partnerit ndikojnë tre faktorë:
- Joshja fizike
- Aftësia
- Homogamia
1/1. Joshja fizike. (Te qenit tërheqës, atraktiv fizikisht).
Kjo është karakteristike ne fillimet e njohjes. Me vone, pasi stabilizohet një marrëdhënie tiparet e personalitetit fitojnë me tepër rendësi mundet qe te dobësojë madje edhe efektin e joshjes fizike (pamjes fizike). Burrat me te prirur të ekspozojnë tipare fizike, ndërsa femrat theksojnë karakteristika te tilla si: ngrohtësia, ndershmëria dhe besnikëria.
2/1. Aftësia. Kjo përben një tregues tjetër qe ndikon ne zgjedhjen e partnerit. Zakonisht, partneri zgjidhet mes atyre qe jetojnë ose punojnë afër.
3/1. Homogamia. Ne sensin e vet kjo ka te bëje me praktika te përgjithshme për zgjedhjen e partnerit/es, qe është i ngjashëm ne karakteristikat e personalitetit sa dhe te spektrit social (d.m.th, zgjidhet një partner/e qe është i ngjashëm/e, ne race, kombësi, shtresa te njëjta sociale, afërsisht e njëjta moshe, formimi i njëjte kulturor, nivel e vlera morale sa me te përafërta etj.)
D/a. Disa teori për zgjedhjen e partnerit
Ne zgjedhjen e partnerit nuk duhet kuptuar se automatikisht duhet bere martesa. Ne ditët e sotme, rastet tregojnë se jo te gjitha çiftet shkojnë drejt martesës. Martesa e dy partnereve është një proces qe ndikohet nga disa faktorë.
Duke u nisur nga faktorët janë përpunuar disa teori si:
1.Teoria psiko-analitike e Frojdit. Fëmijët kane një atraksion ndaj prindit te seksit te kundërt me ta. Këtë gjë me vone ata e “transferojnë”, ndaj një personi me te pranueshëm nga ana sociale, partnerit te tyre pontecial.
2.Kjo teori bazohet ne principin shume te njohur (te lashte) se,opozitat tërheqin njëra-tjetrën. Një burrë dominant, mund te joshet nga një grua e nënshtruar. Një grua e shkathet mund te joshe një burrë te qete, ose anasjelltas.
3.Teoria e stimulit-vlerës-rolet e zhvilluar prej Bernard Murstein. Ne sens kjo teori konsiston ne zgjedhjen e partnerit,motivohet nga përpjekjet e çdo partneri/je, për ti gjetur me te mirin/ën. Gjithsesi nëpërmjet kësaj teorie ekzaminohen te mirat dhe te metat e njeri-tjetrit (partnerit/e), për te pare nëse marrëdhënia është me vlere apo jo.
Ekzaminimi kryhet ne tre stade si:
- Stadi stimul (SS)
- Stadi i krahasimit te vlerave (SKV)
- Stadi i rolit (SR)
1/1. Në stadin stimul çdo person përgjigjet ndaj disa karakteristikave te personit tjetër. Këto karakteristika përfshijnë tërheqjen fizike, joshjen reputacionin etj. Ky stad përgjithësisht përfshin kontakte te shkurtra me personin tjetër dhe është një kohe për formimin e përshtypjeve fillestare.
2.1. Në stadin e krahasimit te vlerave,partneret mbledhin informacionin rreth njeri-tjetrit d.m.th për interesat, qëndrimet, besimet, vlerat, nevojat dhe për te shkuarën e tyre.
3.1. Në stadin e rolit kalohet nëse çifti ju ka mbijetuar dy fazave te para (1.1, 2.1) sepse ndodhin dhe devijime dhe nuk arrihet drejt këtij stadi. Pikërisht, kjo është koha kur çifti fillon te planifikoje për martesën, ose për te bashkëjetuar për një kohe te gjate.
Në sensin e kësaj teorie theksojmë se:
Për partneret s’është plotësisht e domosdoshme qe te kenë karakteristika domosdoshmërisht të ngjashme, për të pasur marrëdhënie të suksesshme. Shumë përcaktuese në vazhdimin e jetës bashkëshortore është që partneret të kenë aftësitë e mirëkuptimit, tolerancës se kulturuar, besnikërisë bashkëshortore, vullnetit për t’iu përshtatur njeri-tjetrit shume natyrshëm, pra për t’i plotësuar njeri-tjetrit nevojat, pavarësisht nga karakteristikat e tyre.
E.Martesa
Martesa monogamike është një veprim sa tradicional dhe thellësisht kërkesë shoqërore. Kjo është me e shpeshta, me e bukura, me e dashura ne stilin jetësor te njerëzve. Studiuesit pohojnë se,qe jeta bashkëshortore te këtë klime mirëkuptimi, jetëgjatësi deri sa ti ndaje ndërrimi i jetës (vdekja), medoemos duhet qe nga partneret te shmanget rutina e jetës boshe si te mos bjere respekti, dashuria, sakrifica ndaj njeri-tjetrit, ne te mira momente te vështira e deri te dëshira seksuale për te mos u ndjere ftohtësia. Me joshjen seksuale partneret duhet te tregohen te kujdesshëm, duke treguar kulture dhe për ta pasi si një kërkesë fiziologjike, ku te dy partneret te shijojnë kënaqësitë duke ndihmuar edhe ne këtë intimitet njeri-tjetrit, me interesin, dashurinë dhe fisnikërinë, qe martesa te jete e shëndetshme dhe e kënaqshme.
Fatkeqësisht, për shume çifte, periudhat e gjata te intimitetit, duke filluar me fjalët e komplimentet e ngrohta e te bukura, prekjet dhe përkëdheljet, para martese dhe disa veti pas martese zëvendësohen me dalje e shëtitje apo me shoke/qe, shohim televizor, lexime apo duke u zhytur ne punën krijuese etj., dhe harrojnë detyrimet e ngushta te jetës bashkëshortore.
Një problem tjetër, qe mund te linde ne jetën bashkëshortore është tradhtia e njërit partner apo edhe te dy partnereve, ne këto kushte sado qe për hir te opinionit, fëmijëve, te afërmve te bëhen sforcime, një dite bëhen te padurueshme dhe partneret shkojnë drejt divorcit, i cili behet domosdoshmëri për t’i shpëtuar disi diskreditimit total. Sipas studiuesve, divorcimet duke iu referuar statistikave, ndodhin brenda 7-8 vitet e para te martesës me një moshe partneresh 35-39 vjeç.
Disa nga shkaqet e divorcimit janë:
- Mosha e martesës
- Lindja e fëmijës para martesës
- Ndikimi i përvojës se prindërve të divorcuar.
1/1. Është shume e pranishme, qe martesat ne moshën e adoleshencës (poshtë 18 viteve) te dështojnë, me një ritëm me te larte sesa kur çifti është mbi te 20-tat. Kjo vjen si rezultat i papjekurisë, i pa përgatitjes së mirë për një jetë të re, i mos shkëputjes emocionale, ekonomike dhe sociale e prindërve, pra paaftësia për të përballuar me përkushtim jetën e re familjare.
2/1. Lindjet para martese sidomos te gratë qe detyrohen të bëjnë ceremoninë dhe në atë moment janë me barrë, madje nuk shkon as 5-6 muaj martese dhe lind fëmija, nis me një ftohje martesore, ka irritime, humbje te ekuilibrit i cili sjell për pasoje ofendimet, sharjet nga krahasimi qe i bën martesës se saj me te shoqeve, te cilat gëzojnë muajin e mjaltit, shëtisin dhe gëzojnë jetën bashkëshortore lirshëm, pa siklet dhe vështirësi shëndetësore etj. Këto e shume shoqe te tjera ne këtë faze bëjnë te mundur qe çiftin e ri e çojnë drejt divorcit.
3/1. Një moment tjetër qe çiftet e reja divorcohen janë përvojat qe trashëgojnë njeri apo te dy partneret duke qene te divorcuar prindërit e tyre. Këtë përvojë, ka mjaft çifte qe e përbuzin dhe e urrejnë se e kane ndjere ne jetën e tyre fëminore apo te adoleshencës. Por ka edhe nga ato çifte qe te ambientuar psikologjikisht se quajnë ndonjë hata te madhe. Por gjithsesi, statistikat na thonë se këto çifte me këto përvoja prindërore, janë me te shpeshta se çiftet qe vijnë nga prindër të pa divorcuar.
Në këndvështrimin e divorcit mund të themi se:
Ky fenomen është me pasoja stresuese. Çiftet e divorcuara kane reagime te ndryshme si: disa nuk arrijnë te mos pajtohen kurrë me idenë e divorcit dhe e përjetojnë fuqishëm. Disa e quajnë një çlirim për te filluar një jete te re bashkëshortore. Disa ngelen miq edhe pse formojnë familje te re duke mbajtur kontakte për hir te fëmijëve. Gjithsesi, këtu e përbashkëta është se personat pas divorcit do te përballen me një krize identiteti, sa moral (nisur nga mentaliteti), ekonomik (bien te ardhurat financiare), intim (prishet rregullsia e marrëdhënieve seksuale) etj.
F.Stilet e jetës jo martesore
Bashkëjetesa: Ky stil jete ka te beje me një çift te pamartuar, por qe jetojnë bashke dhe bashkërisht kane rene dakot te kryejnë dhe marrëdhënie seksuale. Çiftet qe zgjedhin këtë stil jete, nuk detyrojnë njeri-tjetrin, qe te marrin ndonjë vendim për te jetuar se bashku. Aty mund te arrihet ne mënyrë graduale, duke e njohur mire njeri-tjetrin. Ne këtë stil jetese arsyet janë sa romantike po aq dhe jo romantike. Psh. jetojnë bashke për arsye financiare dhe me tej kalojnë dhe ne marrëdhënie intime. Mes femrave te pamartuara te moshës 20 deri 30 vjeçe sipas te dhënave te disa studiuesve del se, marrëdhëniet e bashkëjetesës qe nuk përfundojnë ne martese zgjasin mesatarisht 18 muaj. Për sa i përket se cilët janë me te predispozuara femrat apo meshkujt për te hyre ne marrëdhënie bashkëjetese del se, meshkujt janë me te prirurit për te përjetuar këtë stil jete.
Në këtë stil jete ka dy lloj grupesh:
- Çiftet qe nuk pranojnë te kenë fëmijë (grupi me i madh)
- Çiftet qe pranojnë te kenë fëmijë (grupi me i vogël)
Ne këtë kontekst mund te themi se: (Sigurisht nisur nga vëzhgimet e bëra nga studiuesit e kësaj fushe). Çiftet qe bashkëjetojnë dhe martohen, nuk del se bëjnë një jete me te kënaqshme se çiftet e tjera qe nuk bashkëjetojnë para martesës. Gjithashtu, ne çiftet qe bashkëjetojnë vërehen me shume marrëdhënie seksuale jashtë çiftit, sesa ne çiftet qe janë lidhur me martese. Ndaj dhe ky stil, pra bashkëjetesa, shoqërohet shpesh me tensione dhe ndarje me te mëdha se çiftet e martuara.
L.Beqaria: Ky stil jete, ka te beje me një zgjidhje individuale nga ana e një individi. Lidhur me këtë stil jete ka mendime dhe qëndrime te ndryshme. Disa studiues e quajnë këtë stil si një shenje anormaliteti ose papjekurie. Disa te tjerë e quajnë stil humbës. Por gjithsesi ka shume njerëz te cilët zgjedhin stilin e jetës e te qenit beqar duke u nisur, për te shijuar plotësisht intimitetin jashtë detyrimeve te jetës familjare.
Stili i jetesës se beqarisë, është një reagim ndaj cilësive negative te martesës si: Mërzia me një partner, seksualiteti i kufizuar, izolim social dhe karriere te kufizuar. Disa studiues te tjerë mendojnë ndryshe duke argumentuar se shume njerëz vendosin o te mbeten beqare për arsye te avantazheve qe ofron beqaria si: Liria për ndryshim individual. Liria seksuale. Mundësitë për karriere të suksesshme.
Larishmëri jetese. Hapësira për te provuar eksperienca te shumta etj. Te beqaret ekziston tendenca qe te jetojnë ne qendra urbane dhe interurbane, ku mundësia për te ushtruar përvojat, pasionet, dëshirat dhe ne tërësi, ndërveprimi social është me i madh se ne vendet rurale. Karakteristike e këtyre njerëzve qe zgjedhin këtë stil jetese, shoqërohen me beqare te tjerë, për te siguruar intimitetin, shoqërinë dhe mbështetjen emocionale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.