Që nga viti 2013, mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijën e tyre të parë ishte 26 vjeç, por një studim i ri sugjeron se femrat duhet të presin edhe pak për të lindur fëmijë.
Studimi i publikuar në revistën “Biodemography and Social Biology” ka arritur në konkluzionin se fëmijët që lindin nga femrat në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë inteligjentë, krahasuar me fëmijët e të tjerë që lindin nga nëna në të njëzetat apo dyzetat e tyre. Përveç kësaj, “Nënat që lindin fëmijë për herë të parë në të 30-at e tyre, janë më të arsimuara, kanë të ardhura të mira, kanë shanse të jenë në një marrëdhënie të qëndrueshme, bëjnë një jetë të shëndetshme, dhe e kanë planifikuar shtatzëninë e tyre”, tha studiuesja Alice Goisis për të përditshme “The Times.”
Ndërsa gratë që lindin për herë të parë në të dyzetat e tyre kanë tendencë t’i ushqejnë fëmijët me gji, lexojnë më shumë për mirërritjen e tyre, pinë më pak duhan, megjithatë, fëmijët e këtij grupi femrash kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, në krahasim me nënat më të reja, të cilat luajnë më shumë me fëmijët e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.