Në fokus

April 2, 2019 | 9:35

Mostrajtimi i depresionit pas lindjes është i rrezikshëm. Ja çfarë ndodh…

Çfarë ndodh në rast se depresioni pas lindjes nuk trajtohet? Nëse simptomat nuk njihen në kohë, situata mund të jetë shumë më serioze!

Mostrajtimi i depresionit pas lindjes është një rrezik. Para së gjithash për nënën, por edhe për fëmijën tuaj. Ne duhet të ndërhyjmë në kohë, të ndihmojmë gruan të përballet me një problem që duket i pakapërcyeshëm, por që, me ndihmën dhe mbështetjen e duhur, mund të tejkalohet.

Në Itali, çdo vit 100 mijë gra vuajnë nga depresioni pas lindjes, madje edhe meshkujt mund të vuajnë gjithashtu prej tij. Por sa dimë për këtë sëmundje?

Shkaqet e depresionit pas lindjes?

Shkaqet ende nuk dihen saktësisht. Ekspertët theksojnë se ka faktorë fizikë dhe emocionalë që mund të favorizojnë fillimin e tij. Fakti që trupi i gruas, pas lindjes, është ende pre e pabarazive hormonale luan një rol themelor, duke ndryshuar gjendjen shpirtërore dhe ciklet e gjumit dhe zgjimit. Familjariteti ose çrregullimet mendore mund të jenë edhe faktorë rreziku.

Si ta njohësh atë?

Depresioni pas lindjes nuk është i lehtë për t’u njohur. Personat që vuajnë zakonisht nuk pranojnë të jenë të sëmurë. Dhe kushdo që është pranë nënave të reja nuk e vë re, sepse simptomat janë delikate:

  • Ndryshime të papritura të humorit
  • Pagjumësi
  • Humbje e oreksit
  • Mungesa e energjisë
  • Trishtim
  • Qarje të shpeshta
  • Probleme me kujtesën
  • Probleme me përqendrimin
  • Izolim
  • Pak interes për të porsalindurin

Trajtimi për depresion pas lindjes

Trajtimi i depresionit pas lindjes është thelbësor, në mënyrë që të mos përkeqësohen simptomat depresive. Natyrisht ju duhet të shkoni menjëherë te mjeku juaj nëse keni këto simptoma pas lindjes. Zakonisht këshillat duhet të merren nga një psikolog ose një mjek i specializuar për depresionin. Psikoterapia është trajtimi më i dobishëm, por gjithashtu mund të ndiqni terapinë e ilaçeve, me bazë ilaçet kundër depresionit, medikamentet kundër ankthit, antipsikotikët, stabilizuesit e humorit.

Kohët e fundit, një ilaç, Zulresso, i bazuar në brexanolone, i ngjashëm me allopregnanolone, u zhvillua nga kompania farmaceutike Sage Therapeutics, një steroid i natyrshëm në trupin tonë që modifikon gjendjen e aktivizimit të neuroneve. Është një ilaç antidepresant që ndihmon në ngadalësimin e aktivitetit të neuroneve, duke reduktuar ankthin dhe depresionin. Megjithatë, për momentin është në dispozicion vetëm në SHBA.

 

 

Burimi / www.bigodino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top