FB

February 12, 2024 | 6:09

Mpirja emocionale: Çfarë është dhe si ta identifikoni atë

Mpirja emocionale i referohet limitimit të përgjigjes emocionale ndaj ndodhive të jashtme dhe të brendshme. Ajo mund të jetë një simptomë e një problemi shëndetësor ose efekt anësor i mjekimeve të ndryshme.

Si fillim duhet kuptuar se jo çdo njeri e përjeton mpirjen emocionale njësoj. Por nëse ke kuptuar e nuk ke dëshhirë apo reagim ndaj ngjarjeve apo situatave që më parë reagoje, atëherë, ka gjasa të jesh duke e përjetuar. Nëse je në një situatë mërzie apo lumturie, dhe nuk ndjen asnjërën prej tyre, gjasat janë që je i/e mpirë emocionalisht.

Shenja të tjera dalluese të saj janë:

Nivel i vazhdueshëm i ulët i energjisë dhe motivimit

Indiferencë ndaj gjërave dhe njerëzve që më parë të interesonin

Një ndjesi sikur asgjë nuk ka vlerë

Ndjesia e shkëputjes ndaj vetes dhe gjërave në jetën tënde

Mungesë e shprehive dhe mimikave që tregojnë si ndihesh

Njerëzit që e kanë provuar e shphegojnë mpirjen emocionale si një ndjesi boshllëku dhe mungese kurajoje, ndërsa të tjerë thonë se ndihen të izoluar.

Kjo sindromë shkaktohet përgjithësisht kur personi po kalon situatë stresuese, gjithashtu, vjen tek ata që kanë pësuar një ngjarje tarumatike.

Mund të jetë efekt anësor i mjekimeve të caktuara dhe ndihet tek ata individë që kanë probleme specifike të shëndetit mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top