Dëshmi

July 31, 2018 | 12:39

Mrekulli mjekësore, nëna me dy mitra mbetet shtatzënë dhe i jep jetë dy foshnjeve

Lajmi se do të bëhesh nënë është gjithmonë surprizues dhe të fal mjaft lumturi, por kjo lumturi shtohet edhe më shumë kur mëson se je në pritje të binjakëve. Por, për Jennifer Ashwood lajmi se ishte shtatzënë dhe priste binjakë, erdhi me surprizën se ajo kishte dy mitra dhe se ishte njëkohësisht shtatzënë tek të dyja.

Mund t’ju duket e pabesueshme, pasi ky fenomen është mjaft i rrallë, një në 500 milion dhe vetëm disa raste janë shënuar në mbarë botën.

Shumica e grave shtatzënë në kushtet si Jennifer, e njohur si “mitra bicornuate”, mbajnë vetëm një fëmijë në njërën mitër.

Por, Jennifer kishte edhe një vajzë 8 vjeçe dhe nuk e dinte për gjendjen e saj.

“Unë kam lindur normalisht. Por, këtë herë trupi më befasoi. Ne e zbuluam përmes ekos së 20 javëve dhe mjekët na shpjeguan sesa rrallë ndodhte”.

Gjendja, nuk shkakton probleme shtesë, por ka një rrezik pak më të lartë të abortit ose lindjes së parakohshme.

Por, shtatzënia e Jennifer shkoi shumë mirë dhe ajo solli në jetë djalin Piran dhe vajzën Poppy.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top