Ardhja në jetë e një fëmije është një nga çastet më magjike për një nënë. Por shtatzënia ka dhe të papriturat e veta, siç është dhe rasti i kësaj nëne, e cila e solli në jetë fëmijën e saj në korridorin e spitalit pasi koha nuk priste derisa ajo të shkonte në shtrat.
Jesica Hogan, nënë e gjashtë fëmijëve, lindi fëmijën e saj më të vogël dhe djalin e vetëm, Max, në korrik të vitit të kaluar. Historia e saj u bë mjaft e njohur pasi ajo e lindi atë në korridorin e Spitalit Via Christi në Manhatan, Kansas. Prej shumë ditësh ajo kishte kontraktime dhe shqetësimi i vetëm i saj ishte se nuk do të ishte në gjendje të kuptonte se kur do të vinte realisht momenti.
Ishte ora 3 e mëngjesit kur burri i saj Travis e çoi në spital. Menjëherë pasi hynë në spital, Jesica tha se foshnja po vinte në jetë dhe i kërkoi burrit të vet ta ndihmonte.
Çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe ishte i ati ai që e priti të birin.
Burimi / http://www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.