Këshilla & Arsye

July 12, 2018 | 12:37

Mrekullitë që sjell arra e kokosit

Simbol i stinës së verës, arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin. Shumë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë ushqime.

Kokosi jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët. Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’.

E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalcium, magnesium dhe fibra vegjetale, kokosi është perfekt për të freskuar në ditët e nxehta.

Mik i dietës: Përveç tulit, kokosi mund të të ofrojë ujin e tij, i pasur me benefite për shëndetin. Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit dhe lehtëson aciditetin në stomak.

Mirupafshim lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit.  Sasia e dukshme e potasiumit dhe kripërave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pije energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kripërat minerale që humbasin si shkak i djersitjes.

Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë në krahasim me yndyrnat shtazore.

Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të depërtojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje.

Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe të hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm. I shkëlqyer si trajtim anti-zbokth, kokosi, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës.

Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.

Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit.I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.

Gjithashtu është i vlefshëm si anti-rrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.

Këshilla: Aplikojeni pas dushit në lëkurë ende të njomë, do ju jap hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top