Në fokus

September 28, 2017 | 10:38

“M’u duk sikur bota nuk ishte e imja dhe…”, rrëfimi i gruas që ka vuajtur nga depresioni

Depresioni është konsideruar si ‘Sëmundja e shekullit’ dhe shpesh personat që vuajnë nga ky çrregullim kalojnë në ekstrem deri në vetëvrasje. Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës dhe shqetësimit të brendshëm.

1

Në emisionin ‘Njerëz në Fokus’ të gazetares Ola Bruko në ‘News24’ një grua ka rrëfyer historinë e saj se si arriti të kalojë depresionin. Gruaja, e cila nuk ka preferuar të bëjë publik identitetin e saj rrëfen se u diagnostikua me çrregullim depresiv për shkak të një problemi familjar, por falë mbështetjes së psikiatrit, shoqërisë dhe familjes arriti të kthehet në normalitet.

“Jam diagnostikuar me çrregullim depresiv. E kuptova kur unë u mbylla në vetvete, nuk flija gjumë natën dhe qaja. Nuk haja dhe nuk doja të flisja me asnjë. Kalova në anoreksi. Këtë situatë e shkaktoi një arsye familjare, konkretisht për një arsye sociale që u bë edhe mediatike. Ndaj nesh u bë një padrejtësi e madhe saqë ky problem krijoi një çrregullim depresiv. M’u duk sikur bota nuk ishte e imja”– rrëfen gruaja, raporton ‘BalkanWeb’.

Ndër të tjera ajo thotë se kjo situatë zgjati rreth 1 vit e gjysmë dhe se gjatë kësaj përudhe ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Kjo periudhë zgjati rreth 1 vit e gjysmë, ku u përballa me këtë situatë të vështirë. Gjatë kësaj periudhe kam menduar edhe vetëvrasjen, por arrita të përballoj, duke kërkuar ndihmë te psikiatri. Mora dhe mjekim, por kryesisht ishte mbështetja nga familja dhe shoqëria që e kalova këtë situatë. Në fillim kisha frikë nga gjykimi i shoqërisë, por shoqeve të mia iu hapa dhe gjeta mbështetje. Por e ndjeja peshën e paragjykimeve. Në fillim iu rrëfeva mjekut më pas familjes dhe shoqërisë”, – rrëfen gruaja.

Në fund gruaja ka edhe një apel për të gjithë ata që kanë probleme të kësaj natyre.

“Mendoj se prania e njerëzve e përmbush. Ju sugjeroj që të mos mbyllen në vetvete dhe të besojnë te njerëzit e tyre të zemrës. Gjithashtu nëse shoqëria të mbështet e kalon më lehtë këtë situatë”– tha ajo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top