FB

March 9, 2022 | 8:49

Muaji i grave, libra mbi histori jete të paharrueshme / Rekomandime për tituj të veçantë

Nga Blerina Hima Mërtiri, arsimtare

 

Gjatë muajit të Gruas, reflektojmë mbi përparimin e bërë deri më sot, dhe sfidat që mbeten drejt arritjes së barazisë gjinore në Shqipëri, si dhe kontributet e grave në historinë, shoqërinë dhe kulturën.

Të tilla mesazhe i kemi dëgjuar dhe lexuar herë pas herë, por në këtë muaj këto mesazhe mund t’i marrim nëpërmjet ngjarjeve nga histori të ndryshme, të cilat shkrimtarë të shumtë në vite na i kanë servirur aq bukur në librat e tyre.

0 

1.“Kleopatra, sharmi i pushtetit” nga Chiara Melani – Historia për jetën e jashtëzakonshme të kësaj mbretëreshe. Në këtë libër kupton se gjërat më tërheqëse të këtij personazhi nuk ishin bukuria fizike apo bizhuteritë, por ishte mendja e saj.

2.“Tesi i D’Ebervileve” nga Tomas Hardi. Nëse doni të dini sa larg mund të arrijnë gratë dhe burrat për dashurinë dhe qëllimet e tyre, këtë e mësojmë nëpërmjet leximit të këtij libri.

3.“Zgjimi” nga Kate Chopin. Megjithëse ka marrë një kritikë në një revistë angleze kritike letrare, miliona shitje dhe pëlqime nga lexuesit e kanë shoqëruar më pas. Ky libër është shumë më tepër sesa thjesht një martesë pa dashuri dhe arritja e ngadaltë por e pashmangshme e një gruaje drejt tradhtisë.

01

4.“Kujtimet e një geishe” nga Arthur Golden. Ky libër është një udhëtim pas në botën e humbur të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa gjuha e përdorur nga autori është delikate, heroina e librit është e fortë dhe këmbëngulëse.

5.“Damka e turpit” nga Nathaniel Hawthorne. Hester Pryne, një grua që e fortë dhe e drejtë, që me guxim e kurajë mbron veten e saj në një shoqëri maskiliste e hipokrite.

6.“Bashkë me erën” nga Margaret Mitchell. Leximi i këtij libri do t’ju njohë me Scarlett O’Hara, një grua që duhet ta njihni patjetër, si dhe historinë e saj.

02

7.“Njëmijë diej vezullues” nga Khaled Hosseini. Një libër me dy gra heroina. Pavarësisht mjedisit të egër, dhunës që bashkëshorti ushtroi ndaj tyre dhe ambientit të varfër në të cilin këto gra janë të detyruara të jetojnë, autori me mjeshtëri nxjerr në pah forcën, humanizmin dhe ndjeshmërinë e këtyre dy grave.

8.“Sikur të isha djalë” nga Haki Stërmilli. Dija është një nga personazhet femërorë më të dashur. Edhe pse i shkruar shumë vite më parë, kur romani si gjini ende nuk ishte tërësisht i formësuar në vendin tonë, autori ka krijuar një nga heroinat e letërsisë shqiptare, edhe pse të pafuqishme për t’iu kundërvënë normave e zakoneve të shoqërisë.

9.Libri më i ri me dy pjesë ,‘Falë i qofshim Kosovës’, i politologes dhe veprimtares Elife Luzha. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Faik Konica” në Prishtinë. Pjesa e parë titullohet “Kalvar Vuajtjesh”, e cila si bosht ka gruan shqiptare dhe problemet me të cilat ballafaqohet ajo. Pjesa e dytë titullohet “Nëpër erërat e kohërave”, në të cilën trajtohen tema të ndryshme politike e historike.

10.“Gruaja sekrete”nga Gill Paul. Për ngjarjet interesante dhe shumë prekëse është ndër romanet më të kërkuara gjatë vitit të fundit nga lexuesit shqiptarë.

11.“Gruaja në dritare”nga A.J.Fnn. Ana Foks jeton e vetme në shtëpinë e saj në Nju Jork, pa guxuar të hedhë këmbën jashtë saj. Ajo e kalon ditën duke pirë verë, duke parë filma të vjetër, duke kujtuar kohët e vjetra… Por një mbrëmje, kur Ana pikas diçka të pazakontë nga dritarja, bota e saj nis të shembet dhe sekretet e errëta dalin në sipërfaqe. Çfarë është e vërtetë? Në këtë triller diabolik, askush dhe asgjë nuk është ashtu si duket.

Lexim të këndshëm!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top