Kur gjethet ndryshojnë ngjyrë dhe flladi i freskët i vjeshtës na përkëdhel pasditeve vonë, është një kujtesë se ndryshimi është i pashmangshëm. Vjeshta është koha e përsosur për të përqafuar zakone dhe aktivitete të reja, që na përmbushin, sidomos në aspektin emocional dhe mendor.
Shijoni të bukurën natyrë
Pavarësisht nëse po ecni kuturu rrugëve të qytetit, po shëtisni në park, pyll apo thjesht jeni ulur në oborrin e shtëpisë me një filxhan çaj të ngrohtë me kanellë, lidhja me natyrën ka kaq shumë rëndësi për shëndetin tonë mendor. Ngjyrat e tokës, zhurma qetësuese e gjetheve të thara në park, shushuritja e pemëve mund të jenë një formë terapeutike për të pastruar mendjen dhe për të reduktuar stresin.
Ndryshimi i shtëpisë
Vjeshta është koha për të dekoruar shtëpinë në mënyrë që të përcjellë në çdo detaj stinën e re. Vendosni batanije të ngrohta si dekor në sallon, ndryshoni jastëkët, ndizni qirinj me aromë vaniljeje, kanelle, druri etj. Thurni kurora me lule të stinës dhe varini te dera e shtëpisë. Këto detaje do ta bëjnë më të personalizuar hapësirën e ndenjes.
Ndryshimet
Vjeshta duket si një periudhë tranzicioni. Nga njëra anë kujtojmë të kaluarën me nostalgji dhe nga ana tjetër bëjmë plane për vitin tjetër. Thënë kjo, ku ka më mirë se të përpiqemi të nisim zakone të reja për një jetë më të mirë. Çfarë mund të bëni? Bëni ecje çdo pasdite. Alternativat inovative të duhanit si pajisja IQOS, që redukton toksinat e dëmshme, u ofron duhanpirësve një mundësi për të bërë zgjedhje më të shëndetshme për shëndetin. Duke zgjedhur alternativa që mund të përmirësoni shëndetin mendor, emocional dhe fizik.
Aventura
Për të apasionuarit pas aventurave, vjeshta ofron një klimë fantastike për aktivitete në natyrë, si për shembull kamping, piknik apo udhëtim me makinë në një vend malor.
Jepini prioritet kujdesit për veten
Ditët do të bëhen më të shkurtra dhe moti më i ftohtë, ndaj mos i lini pas dore rutinat e kujdesit për veten. Bëni banja të ngrohta, meditoni, kaloni kohë me të dashurit, nisni një hobi të ri etj.
Si përfundim, vjeshta është një stinë ndryshimesh, duke na kujtuar rëndësinë e heqjes dorë nga ajo që nuk na shërben më për të përqafuar fillime të reja. Përqafojini këto ndryshime dhe do ta gjeni veten më të lumtur se kurrë.
Burimi / Anabel Magazine
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.