Këshilla & Arsye

November 15, 2017 | 11:26

Mund të jenë emocionet e këqija të mira për ty?

Kudo shfaqen njerëz që tregojnë emocionet e mira dhe i fshehin të tjerat. Na thuhet vazhdimisht se udhëheqësit e mirë, miqtë e mirë dhe prindërit e mirë tregojnë optimizëm, entuziazëm, dhembshuri, krenari dhe një ndjenjë të mirë humori. Ne gjithashtu mësojmë se emocione të tilla si zhgënjimi, frika, zemërimi dhe faji, quhen emocione negative ose të këqija. Duhet t’i mbajmë për vete.

1

Të gjitha emocionet janë pjesë e përvojës suaj njerëzore. Ju nuk mund të përjetoni gëzim pa pikëllim, paqe pa zemërim dhe guxim pa frikë. Jeta është më e pasur kur i lejojmë vetes të kalojmë nëpër errësirën, si dhe dritën. Udhëheqësi i ndjerë izraelit, Golda Meir, tha: “Ata që nuk dinë të qajnë me gjithë zemrën e tyre nuk dinë as të qeshin”.

Të gjithë njerëzit në çdo kulturë qeshin, qajnë dhe shprehnin emocione përmes shprehjeve të fytyrës dhe qëndrimit. Ne qajmë, puthemi, luftojmë, mbrojmë, përqeshim, ngushëllohemi, bëhemi me krenari …bazuar në nevojat tona për t’u lidhur shoqërisht dhe për t’u çmuar nga të tjerët. 

Përveç kësaj, emocionet jo-pozitive mund të motivojnë sjelljen produktive. Ata mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha kur kanalizohen në drejtime pozitive. Është më mirë të mësosh të njohësh emocionet e tua, që t’i përdorësh për të shpjeguar sjelljen tënde dhe për të shprehur nevojat e tua, dhe për të kanalizuar energjinë tënde në një drejtim pozitiv.

Le të shohim në anën e dritës të disa emocioneve të errëta:

Faji – Studiuesit e Universitetit të Stanfordit Rebecca Schaumberg dhe Francis Flynn gjetën që liderët që tregonin një tendencë të ndjenjës së fajit u vlerësuan si udhëheqësit më të mirë në 360 vlerësime. Faji mund të motivojë një dëshirë për të bërë mirë dhe për të marrë vendime të dobishme për grupin edhe nëse me një kosto personale. Ana tjetër e fajit është dhembshuria, kujdesi dhe bujaria.

 Zemërimi – Ju mund të përdorni zemërimin për të nisur një ndryshim të madh në jetën tuaj. Shumë gjëra të mëdha kanë ndodhur duke u bazuar në fuqinë e:”Në rregull, do t’ju tregoj.’ Nëse zemërimi ju nxit të flisni kur nuk ndiheni rehat, bëni një hap në të panjohurën ose provoni se mund të arrini diçka që nuk keni qenë të sigurtë, atëherë zemërimi është një forcë për mirë. Ana tjetër e zemërimit është pasioni, guximi dhe vendosmëria.

Frika – Kur truri juaj ndjen një kërcënim, aftësia juaj për t’u përqëndruar rritet. Shumë njerëz thonë se punojnë më mirë nën presion. Ana tjetër e frikës është fokusi, intensiteti dhe vigjilenca.

 Zhgënjimi – Kur nuk merrni atë që prisni nga puna juaj, njerëzit, madje edhe vetë, ju mund të ndiheni të zemëruar dhe të zhgënjyer? Kur zbuloni se çfarë prisni të merrni, mund të kërkoni për atë që keni nevojë. Nëse e kupton se ëndrra juaj nuk do të realizohet siç keni shpresuar, mund t’i lejoni vetes disa ditë që të brengosni për humbjen, në mënyrë që të lëvizni më pas. Ana tjetër e zhgënjimit është aftësia për të pranuar atë që është dhe më pas kalon përmes vuajtjes në liri ose dallon atë që ju duhet të kërkoni për të ecur përpara.

Mërzitja – Mërzitja mund të reflektojë mungesën e sfidës, që do të thotë që ju nevojitet më shumë për të stimuluar mendjen tuaj. Merrni parasysh bisedën me një trajner ose një mik të mirë që mbështet udhëtimin tuaj për t’ju ndihmuar në përcaktimin e botës që kërkoni të krijoni për veten tuaj.  Ana tjetër e mërzisë gjendet kur ju nxiteni të merrni sfida të reja, të eksploroni se çfarë e bën punën kuptimplotë punën tuaj dhe të merrni vendime që u shërbejnë ëndrrave tuaja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top