FB

March 6, 2023 | 9:42

Mund të jetë tepër stresuese të jesh i pakënaqur në punë por gjithmonë ka mënyra se si ta shijoni atë

Mund të jetë tepër stresuese të jesh i pakënaqur në punë. Shpesh kjo lidhet dhe me monotoninë që shkaktohet në punë. Megjithatë, ka disa gjëra që mund të bëni për t’u kënaqur. Mundohuni të mendoni më pozitivisht, ndryshoni zakonet tuaja të punës dhe zhvilloni një ekuilibër cilësor punë/jetë. Ndryshoni monologun tuaj të brendshëm. Ndryshoni mënyrën se si mendoni për veten dhe punën tuaj.

Mendimet negative ndoshta janë ato që nuk po ju lejojnë të kënaqeni.

Punoni për të qenë të vetëdijshëm për atë që po mendoni dhe për të zëvendësuar mendimet negative me ato pozitive. Duhet të ndalni momentin kur filloni të mendoni gjëra të tilla si: “Kjo punë është e tmerrshme dhe unë kurrë nuk do të kem një punë më të mirë”. Në vend të kësaj, përpiquni të përqendroheni në aspektet pozitive të punës suaj.

Mos dilni me njerëz që ju mbushin vetëm me negativitet.

Në çdo vend pune ka njerëz që vazhdimisht ankohen. Për shembull, hani drekën vetëm ose bëni një shëtitje në vend që të hani me kolegë që ju mbushin me negativitet. Mos u përfshini në thashetheme në zyrë, pasi mund të përkeqësojnë edhe më shumë një situatë të keqe. Kjo jo vetëm që kontribuon në ndjenjat e negativitetit, por mund t’ju sjellë në telashe me shefin ose eprorët.

Keni një vend në mendjen tuaj ku mund të bëni një pushim mendor kur ndiheni të stresuar.

Mbyllni sytë dhe imagjinoni një skenar relaksues. Kjo duhet t’ju qetësojë. Ju gjithashtu mund të përdorni aromaterapinë për t’u çlodhur. Zgjidhni vajra esencialë në aromat qetësuese, si livando ose kamomil dhe hidhni një pikë në secilën nga pikat tuaja të pulsit. Po ashtu çajet bimore që nxisin relaksimin do të ju ndihmojnë.

Mendoni për gjërat e mira që bëni në punën tuaj, qoftë edhe për gjërat e vogla.

Ju duhet të jeni krenarë për punën tuaj. Edhe nëse nuk jeni të apasionuar pas punës suaj, ndoshta do të sillni diçka të mirë në zyrë. Nëse jeni të sjellshëm me kolegët tuaj, me siguri kontribuoni në një atmosferë pozitive pune.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top