Në fokus

September 29, 2020 | 8:12

Mund të keni vërtetë një standard më të mirë jetese, por nuk do të thotë se jeni duke jetuar

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Në fakt, inteligjenca nuk është aspak çështje e kokës. Inteligjenca e vërtetë është çështje e zemrës. Koka thjesht grumbullon…, është gjithmonë e vjetër, nuk është kurrë e re, nuk është kurrë origjinale. Është e mirë për qëllime specifike. Për ta mbushur, është absolutisht mirë. Dhe në jetë ju duhet kjo. Duhet të mbani mend shumë gjëra.

1

Mendja është një kompjuter biologjik. Ju mund të grumbulloni njohuri në të dhe sa herë që keni nevojë, i merrni nga atje. Është mirë për matematikën, është mirë për llogaritjet, është mirë për jetën e përditshme në treg. Por nëse mendoni se kjo është e gjithë jeta juaj, atëherë do të mbeteni idiot. Ju kurrë nuk do ta njihni bukurinë e sensualitetit dhe bekimet e zemrës. Dhe ju kurrë nuk do ta njihni gëzimin që vjen vetëm përmes zemrës, hyjninë që mund të hyjë te ju nga zemra. Ju kurrë nuk do ta njihni lutjen, kurrë nuk do të njihni poezinë dhe kurrë nuk do ta njihni dashurinë.

Inteligjenca e zemrës krijon poezi në jetën tuaj, u jep vallëzim hapave tuaj, e bën jetën tuaj gëzim, festë, të qeshur,aheng. Ju jep një sens humori, ju bën të aftë të doni, të ndani. Kjo është jeta reale. Jeta që jeton me kokë është një jetë mekanike. Ju bëheni një robot – ndoshta shumë efektiv, por kështu janë robotët. Makineritë janë më efikase se njerëzit. Ju mund të jeni në gjendje të fitoni shumë nga koka, por nuk do të jetoni shumë. Ju mund të keni një standard më të mirë jetese, por nuk do të keni aspak jetë.

Jeta është çështje e zemrës. Jeta mund të rritet vetëm brenda zemrës. Në tokën e zemrës rritet dashuria, rritet jeta, rritet hyjnia. Gjithçka që është e bukur, gjithçka që është vërtetë e çmuar, gjithçka që ka kuptim dhe domethënie vjen nga zemra.

INTELIGJENCA, një hap i madh kuantik përtej logjikës në të vërtetën universale. (OSHO).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top