Në fokus

March 20, 2020 | 8:16

Mungesa e dashurisë në fëmijëri pasqyrohet thellësisht në ekuilibrin psikologjik

Mangësitë emocionale sjellin një nevojë të dëshpëruar për dashuri.

1Kur ne nuk marrim dashuri gjatë fëmijërisë sonë bëhemi gjithnjë e më shumë “të uritur” për të. Marrja e dashurisë është thelbësore për mirëqenien dhe shëndetin tonë emocional.

Mungesa e dashurisë në fëmijëri ndikon thellësisht në ekuilibrin emocional. Sepse kur rritemi, veprojmë në çdo fushë të jetës të shtyrë nga mungesa e dashurisë, duke u përpjekur dëshpërimisht të kënaqim veten nëpërmjet varësive.

Përkëdheljet, kujdesi, përqafimet na bëjnë të ndjehemi të sigurt dhe të dashur, me zemrën plot. Njerëzit janë qenie sociale dhe emocionale, ato kërkojë lidhjet emocionale për të mbijetuar dhe për të pasur sukses. Nëse ndërveprimet tuaja tregojnë boshllëqe të mëdha emocionale ju do të vuani. Në një mënyrë të pandërgjegjshme gjeni veten në një spirale të shkatërrimit, filloni të dyshoni tek vetja; besoni se jeni një perosni i cili nuk e meriton të duhet ose të respektohet. Kjo zbrazëti ndikon humorin tuaj dhe sitemin imunitar.

Një fëmijë i rritur pa dashuri kupton se bota është një vend armiqësor dhe duhet të mbrojë veten. Prandaj, herët a vonë ai do të zhvillojë zemërim dhe armiqësi.

Mangësitë emocionale transmetohen përmes gjuhës

Ndonjëherë një fjalë ka një ndikim më të fortë se një shuplakë. Gjuha është një mjet i fuqishëm i transmetimit të emocioneve dhe ndërveprimit, për të krijuar lidhje të shëndetshme, të denja dhe të lumtura. Nëse të afërmit tuaj vazhdimisht bërtasin apo bëjnë ironi, dhimbja juaj emocionale ndikon negativisht tek ju.

Komunikimi nuk është i bazuar vetëm në transmetimin e një mesazhi, por të dëgjuarit aktiv, të ndjeshëm dhe konstruktiv.

Një marrëdhënie pa gjeste dashurie nuk është autentike

Një marrëdhënie e shëndeshme nuk do të thotë vetëm bashkëjetesë në hapësira të përbashkëta, përgjegjësi apo një krevat. Një marrëdhënie e vërtetë kërkon vëmendjen në aspektet elementare, dhe në gjëra të vogla.

Vështrime me admirim, një prekje e papritur, një përqafim, ndjesia e afërsisë së ndërsjellë, kur jeni me më shumë njerëz, janë të gjitha shenja që tregojnë se ndiheni të lumtur dhe të sigurt.

KUJTOHU ….

Vetërespekti nuk është rezultat i veprimeve të rastit;  Për të jetuar plotësisht, është e nevojshme që shpirti të ushqehet me dashuri, përkëdhelje emocionale, fjalë pozitive …

Kjo nuk është një rrugë e lehtë ose e shpejtë, por është e vetmja, në qoftë se doni të jetoni në paqe me veten dhe me të tjerët.

Hapi i parë? Filloni të doni, filloni të besoni në veten tuaj!

I buzëqeshni jetës dhe jeta do t’ju buzëqeshë ju!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top