Mungesa e gjumit është e zakonshme për prindërit e rinj. Për këtë çështje janë bërë dhe shumë studime të cilat kanë zbuluar se mungesa e gjumit nuk dëmton vetëm shëndetin por edhe ekonominë familjare. Por përveç këtyre, një studim i ri ka zbuluar se mungesa e gjumit tek prindërit e rinj ndikon që ata të sillen më të ashpër me fëmijën e tyre.
Studimi u publikua në gazetën “Psychological Science” dhe përdori të dhënat e marra nga sistemi gjyqësor amerikan që nga viti 1992 deri në vitin 2003. Ata vëzhguan dënimet e dhëna 1 javë përpara ndërrimit të orës dhe 1 javë pas ndërrimit të saj në pranverë. Ata vunë re se dënimet e gjyqtarëve rëndoheshin deri në masën 5% pas ndërrimit të orës, gjithsesi efektet e ndërrimit të orës zhdukeshin pas 4 ditësh.
Kjo do të thotë se mungesa e gjumit mund t’ju bëjë më pak tolerant dhe më të ashpër. Kjo gjë mbështetet dhe nga studimet e tjera që sugjerojnë se mungesa e gjumit ndikon negativisht në prindërimin tuaj.
Siç ndodh dhe në sistemin gjyqësor, jeni ju “gjykatësit” që vendosni për dënimin e fëmijës suaj, megjithatë ekspertët rekomandojnë të mos jeni shumë të ashpër me dënimet që u jepni fëmijëve dhe duhet të jeni të qetë e t’u kërkoni shpjegim fëmijëve për sjelljen e tyre përpara se t’i dënoni.
Burimi / https://www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.