Fëmijët e moshës 3 deri në 7 vjeç, të cilët nuk flenë mjaftueshëm, kanë më shumë gjasa të kenë probleme me vëmendjen, kontrollin emocional dhe marrëdhëniet me bashkëmoshatarët.
“Ne kemi vënë re se fëmijët që nuk flenë aq sa duhet në arsimin parashkollor dhe vitet e moshës shkollore, rreth moshës 7 vjeç rrezikohen nga sjellje neurotike”, thotë Elsie Taveras, MD, MPH, shefi i Pediatrisë së Përgjithshme në Spitalin Mass General për fëmijët, i cili udhëhoqi studimin.
Informacioni i përdorur në këtë studim, ka dalë nga pyetësorë të bërë ndaj nënave. Ato janë pyetur për periudhat midis moshave rreth 6 muaj, 3 vjeç e 7 vjeç, dhe atyre të moshave 1, 2, 4, 5 dhe 6 vjeç.
Në mesin e 1.046 fëmijëve të regjistruar, ekipi i studimit konkludoi se, fëmijët nuk flinin mjaftueshëm, pra jo 12 orë sa ç’është koha e duhur, ose më shumë në moshat 6 muaj deri në 2 vjeç, 11 orë ose më shumë në moshat 3 deri në 4 vjeç, dhe 10 orë ose më shumë në moshën 5 deri në 7 vjeç.
Fëmijët që jetonin në shtëpi me të ardhura të ulëta dhe nënat jo të shkolluara kishin më shumë gjasa të flinin më pak se nëntë orë në moshat 5 deri në 7 vjeç.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.