Posta

February 21, 2020 | 8:10

Posta nga Denata Toçe / Bashkëshorti im nuk ka miq

 

Prej disa vitesh kam kuptuar se bashkëshorti im preferon më shumë të qëndrojë në shtëpi sesa të takohet edhe me miq në kohën e lirë. Dihet që në ditët e sotme jeta ka ritme të vrullshme dhe koha e lirë është e pakët por ajo që më bën përshtypje është se për disa miq të ngushtë çdokush e gjen kohën ndërsa bashkëshorti im qëndron në shtëpi nëse nuk ka dal mua, gjë që e cila nuk më pëlqen. Edhe pse ia kam shprehur shqetësimin tim ai insiston të më thotë se kështu i pëlqen dhe ndihet mirë. Kam frikë se ky izolim nuk i bën mirë. Ju lutem, si mund ta ndihmojë bashkëshortin që ai të veprojë ndryshe?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Zakonisht gjatë martesës, është të paktën njëri prej bashkëshortëve që ka dëshirë të shpenzojë kohë më shumë në shtëpi se jashtë saj gjatë kohës së lirë. Nëse qëndrimi në shtëpi është shqetësues dhe shoqërohet me gjumë të gjatë, me mendime negative për veten, të ardhmen, familjen etj, atëherë këtu kemi të bëjmë me veprime të çrregullimit të humorit, të depresionit. Në këtë rast është e udhës që t’i drejtoni një profesionisti klinicist për të trajtuar problemin me miratimin e bashkëshortit sigurisht.

Por me sa më tregoni rasti juaj nuk duket të jetë i kësaj natyre, ndaj dhe mendoj thjesht që bashkëshorti juaj preferon të endet ne ondet e familjes se jashtë saj. Një mundësi e mirë është që të dilni së bashku me miqtë tuaj të përbashkët dhe më pas miqtë mund ta ftojnë të shkojnë për ndonjë aktivitet “çunash”, të lozin futboll apo të shkojnë piknik etj.

Ndonjëherë kjo lloj sjellje është edhe e përkohshme. Në periudha të caktuara të jetës, individët ndryshojnë stil jete. Ndoshta puna është kaq e lodhshme me dialoge njerëzisht sa preferon një ambient më të izoluar me veten sikurse është shtëpia. Nëse qëndrimi dhe zgjedhja e bashkëshortit ju shqetëson ju, pasi pengon privatësinë tuaj, atëherë shprehni këtë gjë gjatë komunikimit me atë, dhe jo vetëm shqetësimin tuaj për merakun e “izolimit” të tij. Duket se zgjidhja më e mirë për marrëdhëniet është një komunikim i mirë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top