Këshilla & Arsye

August 30, 2017 | 10:27

Muskujt e tonifikuar luftojnë Alzheimerin

Ata që kanë një muskulaturë të tonifikuar dhe të mirëzhvilluar kanë më pak mundësi të sëmuren nga sëmundja e Alzheimerit.

1

Mund të dukete çuditshme, pasi Alzheimeri godet qelizat nervore dhe jo muskujt. Në këtëpërfundim kanë arritur kërkuesit e “Rush University Medical Center” në Chicago (Shtetet e Bashkuara), pasi mbajtën nën kontroll 970 persona, nga54-100 vjeç.

Studiuesit matën me vigon forcën dhe tonifikimin e muskujve të tyre (sidomos ato që lidhen me frymëmarrjen). Në harkun e katër viteve – shkruan revista “Annuals of Neurology” – njerëzit që kishin fibra muskulare më të forta kanë zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit me një rrezik më të ulët – rreth 61% – krahasuar me ata njerëz që e kishin muskulaturën më të dobët. Arsyeja e këtij përfundimi nuk është ende e qartë, por sidoqoftë, është mirë që gjithësecili prej nesh të mbajë trupin në formë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top