Mutacionet gjenetike janë ato që mund të fshihen pas autizimit. Zbulimi është kryer falë inteligjencës artificiale dhe deri më sot shkenca nuk e kishte dalluar një gjë të tillë. Në ADN-në periferike, ose në ato zona të gjenomës që nuk kontrollojnë prodhimin e proteinave, mendohet se është baza e autizimit.
Ky kërkim është i pari që vërteton se si mutacionet në gjenet jo kodifikues mund të shkaktojnë një problem kompleks në organizmin e njeriut. Kërkuesit e Universitetit Princeton kanë bërë testime duke përdorur inteligjencën artificiale për analizimin e gjenomës së 1790 individëve me autizëm, por edhe të familjarëve të tyre.
Çdo gjen është analizuar deri në identifikimin e të gjitha mutacioneve. Studimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm për kërkime të mëtejshme dhe është publikuar në revistën shkencore “Current Bilogy”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.