Dihet që muzika i ndihmon sportistët, në veçanti maratonistët. Por tani, një studim nga “Brunel University” në Britaninë e Madhe, i cili është botuar në “Journal of Sport & Exercise Psychology”, saktëson në mënyrë të detajuar rritjen e mundshme të rezistencës ndaj lodhjes: rreth 15%.
Studiuesit kanë mbajtur nën kontroll 30 atletë, duke analizuar parametra të ndryshme (kardioqarkulluese e jo vetëm) në prani të muzikës ose jo. Studiuesit sugjerojnë se kolona zanore duhet zgjedhur në mënyrë të kujdesshme dhe “shkencore” për t’u përshtatur në mënyrë perfekte me ritmin e lëvizjeve në garë dhe në stërvitje.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.