Këshilla & Arsye

May 19, 2018 | 12:14

10 aftësitë që ju tashmë i keni, mund të ndryshojnë karrierën tuaj

Nëse jeni të tensionuar në karrierën tuaj, por shqetësoheni për faktin  se nuk keni atë që duhet për të sjell diçka ndryshe, është koha për një rregullim – në të menduarin tuaj. Ju nuk mund ta kuptoni, por ju ndoshta keni aftësi mbresëlënëse që do të përkthehen mirë në industri të tjera.

Nëse jeni duke marrë në konsideratë rikrijimin e karrierës tuaj në vitin 2018, këtu keni 10 aftësitë që mund të realizojnë atë që ju dëshironi.

Aftësia për të zgjidhur një problem

Disa njerëz dinë të identifikojnë problemet dhe të gjejnë mënyra për zgjidhjen e këtyre problemeve, shpjegon Kara Goldin, CEO e ujit me aromë. Zgjidhësit e problemeve e dinë se si të gërmojnë për përgjigje, thotë Goldin. Shumë kompani sot kërkojnë individë që mund të zgjidhin problemet për një produkt që aktualisht ekziston ose që mund të zhvillojnë produkte të reja që zgjidhin problemet.

Dëshira për të mësuar

“Kjo thotë shumë për mua kur shoh se njerëzit janë të hapur për të mësuar për një industri tjetër”, thotë Goldin. “Kurdoherë që ju keni një mundësi për të treguar gatishmërinë tuaj për të hyrë dhe për të zhytur veten në industri të re, bëjeni, thotë ajo.

Pasioni

Ndonjëherë, është uria juaj për një rol ose një produkt që do të vendosë, thotë Goldin. “Kur njerëzit vijnë dhe më tregojnë se sa shumë e duan produktin tim, kjo ka shumë rëndësi. Unë besoj se pasioni përhap përvojë”,shpjegon ajo. Për shkak se pasioni është shpesh ajo që u jep njerëzve motivimin për të përveshur mëngët dhe të bëjnë atë që duhet, ky është një nga cilësitë më të mira që ju mund t’i tregoni një menaxheri punësimi gjatë një interviste.

Përshtatshmëria

“Më tregoni se mund të notoni në çdo lloj uji”, thotë Andrew Solomon, një rekrutues ekzekutiv dhe bashkë-themelues i Pivot Fitness në New Jersey. “Kur di që njerëzit mund të lulëzojnë në situata ku nuk janë të kënaqur ose nuk janë të përgatitur, unë e di se do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë tranzicion”.

Punonjësit që kërkojnë të lëvizin në industri të ndryshme duhet të tregojnë përshtatshmëri ndaj një sërë kulturave, thotë Elaine Varelas, Partner Menaxhues në Partnerët Keystone të konsulencës së burimeve njerëzore.

Të qenit i hapur ndaj reagimeve nga konsumatorët

Individët që dinë të angazhohen me konsumatorët e tyre gjithmonë ia dalin, sepse nuk mund të krijoni një produkt të suksesshëm ose një kompani në një vakum, shpjegon Georgina Gooley, një ekzekutive e produkteve për depilim. “Duhet të jeni të hapur ndaj reagimeve të vazhdueshme të konsumatorëve, sepse jetojmë në një botë që është gjithnjë në ndryshim. Kompania dhe produktet tuaja duhet të zhvillohen ashtu siç bën klienti juaj. Njerëzit të cilët dëgjojnë reagimet dhe bëjnë ndryshime në bazë tyre pozicionohen si kandidatë të fortë”.

Të qenit kurioz

“Kur intervistoj dikë, pres që ata të bëjnë pyetje dhe se kanë një kuriozitet të lindur për të kuptuar se përse disa gjëra punojnë dhe përse disa gjëra nuk bëjnë”, thotë Gooley. “Disa njerëz mund të kenë frikë të bëjnë pyetje, pasi mendojnë se do të duken të painformuar, por projektet dhe rolet më të vlefshme kanë një nivel kompleksiteti të gjërave që duhet të eksplorohen, thotë Autumn Manning , CEO dhe bashkë-themelues i YouEarnedIt, një kompani e teknologjisë së burimeve njerëzore në Austin, Texas.

Aftësitë e menaxhimit të projektit

Menaxhimi i projektit përfshin shumë elementë të ndryshëm: zhvillimin e afateve kohore, koordinimin e burimeve, përcaktimin e qëllimeve dhe vlerësimin e rrezikut. “Menaxherët e punësimit duan të dinë se kanë të bëjnë me dikë që jo vetëm që i kupton detyrat, por që gjithashtu përcakton afate dhe qëllime agresive dhe që mund të shohin përpara çdo rreziku dhe ta zbusin atë”, shpjegon Manning.

Aftësitë e komunikimit me shkrim

Në pothuajse çdo pozicion, ju do tu kërkohet të krijoni një ritëm të mirë dhe model të komunikimit nëpërmjet fjalës së shkruar, thotë Manning. “Shumë njerëz harrojnë se komunikimi mund të realizojë ose të thyej efektivitetin tuaj në një rol menaxhimi, pavarësisht nëse jeni duke menaxhuar projekte apo njerëz”, thotë ajo. Menaxherët e punësimit do të duan të dinë se ju mund të përshkruani qartësisht dhe në mënyrë efektive qëllimet dhe që e-mailet tuaja nuk do të lënë asnjë pyetje për kuptimin.

Intuita: Aftësia për të lexuar mes rreshtave

Leximi midis rreshtave përfshin të dëgjuarit, po, por është më shumë për të dëgjuarit si dhe kur dikush thotë diçka, thotë Solomoni. “Duhet të kuptosh se nga vjen personi,” thotë ai. “Përpiquni të përcaktoni se çfarë po ju thotë intuita juaj – me kalimin e kohës, do të mësoni të mbështeteni në të dhe do t’ju japë dorë në të gjitha komunikimet tuaja, shpjegon ai.

Aftësia për të marrë rezultate

Së fundi, kur mund të jepni rezultate, do të shikoni sukses pa marrë parasysh se në çfarë industrie jeni, thotë Solomoni. “Kur shoh një rekord të fortë, e di se ky person ka aftësinë për të bërë sukses. Unë e di se ai/ajo është i gatshëm të vendosë në kohë, të bëjë punën, dhe që me trajnimin e duhur, ata me të vërtetë mund të jenë një pasuri”.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.nbcnews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top