Fëmijët dhe të rinjtë që shkojnë në kurse muzike dhe frekuentojnë rregullisht koncertet kanë mesatarisht një rendiment shkollor më të mirë, krahasuar me të tjerët, si në lëndët teorike, ashtu dhe në ato shkencore.
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Ohio State University (SHBA), pasi analizuan të dhënat relative të dy studimeve të mëdha, që kishin përfshirë mbi 50 mijë fëmijë dhe të rinj. Sipas revistës “Social Science Quarterly” efektet pozitive dallohen sidomos te nxënësit e shkollës nëntëvjeçare dhe të mesme. Megjithatë është ende i pazbuluar shkaku i kësaj “fuqie” të muzikës.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.