Kuptimet dhe emocionet e muzikës janë menduar mijëra vjet përpara. Vlen të përmendet dhe kuptohet që mjetet e para muzikore që krijojnë emocion dhe kuptim janë mjetet që lindin së bashku me njeriun (mjetet trupore).
Nga Prekë Mrishaj, Mësues i fagotit dhe studiues i folklorit
Duke lexuar dhe hulumtuar ju jepet mundësia që, studiuesit e muzikës, studentët, profesorët, studiues të shkencave shoqërore dhe mjekësore, e bën të domosdoshme emergjencën e një psikologjie të muzikës.
Autori i përkthimit dhe i botimit të “Muzikologjisë Konjitive” të Niels Trusbak, Master Qamil Gjyrezi, duke studiuar dhe hulumtuar mbi Terapinë e Muzikës përkthen dhe jep opinionet mbi këtë temë shumë të rëndësishme siç është “Muzikologjia Konjitive” që kërkon debat dhe studim të mirëfilltë. Mjeti kryesor që të jep emocion dhe kuptim është zëri, që në “bëlbëzimet” e para të foshnjës, i ka paraprirë fjalës. Kjo është teori që i hapë rrugën debatit mbi këtë temë.
Sipas autorit të librit Trusbak, në Greqinë e lashtë sugjerohej muzikë me ndikime emocionale dhe me ndikim për raste të caktuara, p.sh., muzikë për luftëra, ritualet fetare, relaks, si ritet e lashta që janë trashëguar në shekuj, si ritet e festive dhe dasma, ritet e mbjelljeve, korrjeve, doket etj. Gjatë mesjetës dhe rilindjes krijuesit e muzikës sugjeruan, marrëdhënie midis kuptimit muzikore dhe tekstit të këngëve. Gjatë shekullit 15-të ka pasur një rritje të të teorive në lidhje me ndikimin e muzikës p.sh lloje specifike të muzikës që nxisin ndjenja si: ndjenja e gëzimit, trishtimit dhe zemërimit. Në vitet 1767 sugjerohej që tingulli të veprojë si një lloj kujtese p.sh. ushtarët zviceranë në luftë raportonin ndjenjën e trishtimit duke e shprehur në mënyra të ndryshme, si dezertimi nga llogoret kur dëgjonin tinguj të ndryshëm të këmbanave të lopëve.
Ky shembull na kujton instrumentet idiofonë që janë përdorur jo vetëm për argëtim por edhe për të përçuar sinjale të ndryshme si briri që jep sinjale me gjuhën e shenjave tingëllore. Daullja është gjithashtu një instrument membranofon që dërgon sinjale të koduara nga një zonë në tjetrën, duke sjellë edhe shembullin e këngës së “majë krahut” apo shprehje të ndryshme trupore muzikore.
Një kontribut të madh në zhvillimin e Psikomuzikologjisë ka dhënë Carls Darvin 1871, 12 vite pasi kishte botuar librin “Mbi origjinën e specieve”. Darvin konsideroi se aftësia për të kënduar dhe për të luajtur muzikë mund të shpjegohet si “adoptim biologjik”. Darvin sugjeronte që aftësia muzikore ka afruar një avantazh në miqësinë ndërmjet njerëzve të parë.
Në vitin 1926 në bazë të studimeve përmes lidhjeve të muzikës dhe emocioneve diskutohej për aplikimet e mundshme të muzikës si një lloj “terapie psikologjike” drejt zhvillimit të terapisë muzikore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.