Quhet Mys dhe është filozofia suedeze që shpjegon të gjitha hilet për të qenë të lumtur gjatë dimrit, veçanërisht kur jeni të detyruar të qëndroni në shtëpi për një kohë të gjatë. Pushim për kafe, ditë kushtuar “përkëdheljes”, ambiente të brendshme të ndriçuara: kjo është gjithçka që duhet bërë për të rifituar qetësinë.
Suedezët duket se kanë zbuluar të gjitha sekretet për arritjen e lumturisë. Pasi kanë ilustruar konceptin e “lagom”, që është një mënyrë jetese që ndërthur ekuilibrin, moderimin dhe harmoninë, duke i dhënë qetësi, ata kanë zbuluar tani hilen për t’u ndjerë më mirë në muajt e dimrit, ose në atë pjesë të vitit kur, midis shiut, atmosferës së ftohtë dhe të zymtë, e lëmë veten të pushtohet nga trishtimi me lehtësi më të madhe. Filozofia e tyre quhet “Mys” dhe shpjegon hap pas hapi gjithçka që duhet bërë për të mos humbur optimizmin. Këshillat gjithashtu do të jenë veçanërisht të dobishme gjatë kësaj periudhe historike të distancimit shoqëror, pasi i referohet kohës së kaluar brenda mureve të shtëpisë.
Çfarë është filozofia Mys?
Në Suedi dimri është shumë i gjatë dhe i ftohtë (madje arrin -30 gradë) por për ta dalluar janë së pari ditët me shumë orë errësirë që në mënyrë të pashmangshme kanë një efekt negativ në gjendjen shpirtërore dhe mendore. Si e trajtojnë vendasit situatën? Sjellin dritë, ngrohtësi dhe relaksim në mjedise të jetuara, duke arritur lumturi edhe kur qëndroni brenda në pjesën më të madhe të ditëve. Filozofia Mys konsiston pikërisht në përpjekjen për të mirëpritur atë që ofron sezoni i dimrit, duke mos e lënë veten të dorëhiqet nga klima e ashpër. Duke vepruar kështu, sapo të vijë pranvera, do të ndiheni gati të përballoni rilindjen me qetësi.
Këshillat suedeze që duhen ndjekur
Cilat janë traditat suedeze të Mys për t’u provuar? Para së gjithash, ajo e fikës, ose pushimi i kafesë, gjatë së cilës mund të shijoni një pije të nxehtë dhe ëmbëlsira të pjekura, përveç shoqërisë së një personi të dashur sa herë që është e mundur. Duke bërë këtë, do të gjeni energjinë e duhur për të përballuar pjesën tjetër të ditës. Për më tepër, shtëpia duhet të mbushet me drita, nga qirinjtë te llambat dekorative, deri te dritat e vogla zbukuruese dhe oxhaku. Në fundjavë, sidoqoftë, suedezët kanë zakon ta trajtojnë veten e tyre në një ditë “përkëdhelëse”, gjatë së cilës ata hanë ushqim komod, pinë verë, qëndrojnë me pizhame, zgjohen vonë, shohin seritë e tyre të preferuara, të gjitha pa asnjë ndjenjë faji. Duke vepruar kështu, ditët e kaluara brenda mureve të shtëpisë do të jenë shumë më të këndshme.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi donna.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.