FB

January 23, 2024 | 7:21

“Na e mbushi shtëpinë me zhgarravina, pale, po mërzitet po s’ia pëlqeve”… biseda të zakonshme nga nënat dhe gjyshet

Nga Lira Gjika, pediatre

 

Prindër! Të rritur! Kini kujdes kur i quani zhgarravina vizatimet e fëmijëve. Përpiquni të kuptoni, që fëmija juaj nuk bën zhgarravina. Fëmija po përpiqet të bashkojë shqisat, memorjen, zhdërvjelltësinë e dorës dhe fantazinë e tij, për të realizuar atë që ka parë, di dhe ka mësuar.

zhg

Fëmija dëshiron të bëjë gjëra me dorën e tij. Mirëpo i rrituri, nuk ka kohë të vlerësojë përpjekjet titanike të fëmijës. Mbase nuk ka faj (i rrituri), pasi kjo sjellje i është regjistruar në memorie, në pjesën e saj të pavetëdijëshme, të cilën njeriu e ka shumë të vështirë ta konstatojë dhe kontrollojë. Këto mënyra të sjelluri, vijnë nga koha kur ai vetë ishte fëmijë dhe të rriturit pranë tij u sollën në të njëjtën mënyrë me të. E megjithatë njeriu ka edhe mekanizma vullneti, të cilat e ndihmojnë të përzgjedhë veprimin dhe të bëjë gjënë e duhur. Këtë gjë duhet të bëjnë edhe prindërit, t’i shikojnë “zhgarravinat” e fëmijëve të tyre, si “pasqyrë” të përpjekjeve që fëmija bën për të rritur e zhvilluar veten, për të njohur botën dhe për të përdorur dijet, apo të diturat sa herë t’i duhen sa më saktë e bukur. Ky është një proces i gjatë e i vështirë që tregon se si evoluon mendja e fëmijës.

Ndërtimi i mendjes dhe mendimit të njeriut nuk është një gjë e lehtë. Përkundrazi, kërkon shumë mund, pasi është një proces që kërkon bashkëpunim i rritur i parritur. I rrituri po nuk e respektoi dhe asistoi mundin e të parriturit, procesi vështirësohet edhe më shumë ose mund të ndërpritet. Miratimi i të rriturit për fëmijën, është gati domosdoshmëri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top