Lifestyle

January 31, 2017 | 10:14

‘Narcizëm malinj’: Donald Trump tregon tipare klasike të sëmundjes mendore, thonë psikologët

1

Gjithnjë e më shumë ekspertë të shëndetit mendor po ndajnë me publikun diagnozat e tyre për Presidentin e Amerikës, Dionald Trump. Hillary Clinton pati pohuar se Trump ishte “i paaftë në bazë të natyrës dhe personalitet të vet” për t’u bërë president, dhe muajt e fundit, shumë njerëz nëpër gjithë botën kanë ardhur në një përfundim të njëjtë. Natyrisht, Hillary ishte kundërshtarja politike e Trump-it, por disa psikologë kanë filluar të vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore.

Deri më tani, ka qenë e jashtëligjshme për psikologët që t’i vlerësonin figurat publike dhe të flisnin para gazetarëve në lidhje me gjetjet e tyre. Por, ky rregull ka ndryshuar tani dhe ekspertët e shëndetit mendor janë duke folur në lidhje me Trump.

Në një përpjekje për të paralajmëruar publikun, psikologët kanë botuar diagnozat e tyre të Trump. Jo shumë kohë më parë, John D. Gartner, tha se Trump “është i sëmurë mendor dhe rrezikshëm, si dhe i paaftë për të qenë president, për shkak të natyrës dhe personalitetit që ka.”

Ai beson se Trump tregon shenja të “narcisizmit malinj”, që përcaktohet  si një përzierje e narcizmit, çrregullimit të personalitetit antishoqëror, agresionit dhe sadizmit në Fjalorin Psikiatrik të Campbells.

Narcisizmi është në fakt një nga diagnozat më të zakonshme të Trump.

“Narcisizmi dëmton aftësinë e tij për të parë realitetin, kështu që ju nuk mund të përdorni logjikën për të bindur dikë të tillë”, tha psikologu klinik Dr. Julie Futrell për NY Daily News.

Në dhjetor, tre profesorët të psikiatrisë i shkruan ish-Presientit Barack Obama  mbi shqetësimin e tyre për shëndetin mendor të mendor Trump:

“Shenjat e paqëndrueshmërisë mendore, duke përfshirë madhështi, impulsivitet, mbindjeshmëri ndaj kritikave dhe një paaftësi të dukshme për të dalluar fantazinë dhe realitetitin”, thonë ata.

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë e ka publikuar një listë me nëntë pika të narcizmit dhe nëse dikush shfaq vetëm pesë nga to, atëherë ai person vuan nga Çrregullimi i Personalitetit Narcistik:

  1. Ka një ndjenjë të madhërishme të vetërëndësisë (p.sh., e tepron me arritjet dhe talentin që ka, pret që të njihet si superior, si më i miri).
  2. Brengoset me fantazitë rreth suksesit, bukurisë, pushtetit, madhështisë, apo dashurisë ideale të kufizuar.
  3. Beson se ai apo ajo është i/e veçantë dhe unike dhe mund të kuptohet vetëm kur shoqërohet me njerëz të tjerë të veçantë.
  4. Kërkon admirim të tepruar.
  5. Ka ndjesi për të pasur të drejta, si p.sh., pritje të paarsyeshme veçanërisht për trajtime të favorshme, apo pëlqim automatik me pritjet e tij apo saj.
  6. Është ndërpersonalisht shfrytëzues, si p.sh., i shfrytëzon të tjerët për të arritur ato që do.
  7. I mungon ndjeshmëria: Nuk shpreh vullnet për t’i pranuar apo parë nevojat dhe ndjenjat e të tjerëve.
  8. Shpesh u’a ka zili të tjerëve apo beson se të tjerët ia kanë lakmi atij apo asaj.
  9. Shfaq sjellje apo qasje arrogante dhe mendjemadhësie.

Sa më shumë psikologët flasin, aq më shqetësuese paraqitet situata .

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top