FB

July 19, 2023 | 8:37

Natipharma / Sekreti për një lëkurë të shëndetshme, pa njolla, pa rrudha dhe kundra plakjes!

Çdo ditë lëkura jonë është e detyruar të luftojë në një betejë të ashpër kundër ndotësve të jashtëm, të tillë si smogu, ndotja industriale, tymi i shkarkuar nga makinat etj., pa lënë mënjanë rrezet e dëmshme të diellit në verë apo të ftohtin në dimër. Lëkura jonë është një pengesë shumë efektive, por ajo nuk është projektuar nga Nëna Natyrë për të na mbrojtur nga grimcat ultra të imta të koktejit ndotës të jetës së përditshme. Andaj, në rutinën ditore, duhet të mbështesim praktika që e mbrojnë lëkurën tonë, si dhe ta ruajmë atë. NatiPharma është një entitet farmaceutik që përfshin në funksionalitetin e vet mbulimin e plotë të tregut farmaceutik me medikamente të ndryshme në luftën kundër patologjive të shumëllojshme dhe jo vetëm.

E krijuar në shtator të vitit 2015 dhe e konceptuar nga Natasha Lushi farmaciste e diplomuar me master shkencor në Farmaci, u synua që një rol kryesor krahas punës tradicionale në fushën farmaceutike t’i kushtohej dhe përgatesave dermaceutike për problemet e ndryshme ai ato të lëkurës etj., me peshë në farmaceutikë por e lënë në harresë deri në ato vite. Ky sektor përfshin një tërësi shërbimesh duke filluar nga trajtimi i sëmundjeve e deri tek kujdesi personal (kozmetika) ku përmendim lifting kozmetik, ushqyes dhe hidratant, mbrojtjen ndaj diellit, trajtimi i poreve të zgjeruara të lëkurës, unifikues i ngjyrës së lëkurës, përmirësimi i teksturës së fytyrës etj. Vlen të theksohet që të gjitha trajtimet realizohen nëpërmjet preparateve të përgatitura nga NatiPharma në përbërje të të cilave ka elemente që përshtaten me tipologjinë e lëkurës së pacientit apo llojit të problematikës.

Gjithashtu lëndët e para me të cilat sintetizohen këto preparate janë të çertifikuara nga CE (Komiteti Europian). NatiPharma lindur për të dhënë një kontribut të fuqishëm në shërbimin farmaceutik dhe shërbimin shëndetësor të popullatës në tërësi ndërkohë gjatë zhvillimit të saj arrin të ketë rezultate të shumta e të suksesshme në përmirësimin e cilësisë së jetës, gjë që e shndërroi në mision punën e palodhur, dhe si rezultat, tanimë NatiPharma është markë e regjistruar kombëtare dhe ndërkombëtare.

PROBLEME DERMATOLOGJIKE

Ndjehuni mirë nën lëkurën tuaj! NatiPharma përgatit dhe i jep zgjidhjen e duhur problematikave të ndryshme të lëkurës. Çdo formulë është e personalizuar për të dhënë rezultat e për ta ruajtur atë.

ISO Certifikimet

ISO i japin NatiPharma vulën e laboratorit farmaceutik profesional, i cili përdor mjetet dhe specialistët për të konsultuar dhe për të dhënë ndihmën mjekësore për problematikat e lëkurës. Produktet Nati Pharma mund të porositen thjesht nga faqja zyrtare e saj në web. Sigurohuni të zgjidhni produkte që i përshtaten lëkurës tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt, kontaktoni mjeken duke plotësuar formularin online.

 

+355 (0) 69 980 7898 | [email protected] I Nati Pharma | www.natipharma.com Instagram@natipharma

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.181, muaji Korrik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top