Studim

November 24, 2020 | 11:49

Natyra ju ndihmon të mbani një mendje të shëndetshme, gjatë pandemisë

Sipas një studimi të botuar në Ecological Applications, një kontakt i përditshëm me natyrën mund të na ndihmojë të ruajmë shëndetin mendor gjatë pandemisë.

Studimi në fjalë shqyrtoi 3,000 të rritur në Tokio, duke demonstruar se ata që jetonin në vende të rrethuara me gjelbërim kishin mesatarisht nivele më të larta të vetëvlerësimit, kënaqësi ekzistenciale, lumturi subjektive. Por gjithashtu nivele më të ulëta të depresionit dhe vetmisë, siç theksohet nga autori kryesor, Masashi Soga i Universitetit të Tokios:

“Gjetjet tona sugjerojnë që natyra mund të veprojë si një mbrojtës në zvogëlimin e ndikimeve negative të një ngjarjeje shumë stresuese mbi njerëzit. Mbrojtja e mjediseve natyrore në zonat urbane është e rëndësishme jo vetëm për ruajtjen e biodiversitetit, por edhe për mbrojtjen e shëndetit të njeriut”.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top