FB

March 21, 2024 | 6:10

Natyra të shton lumturinë

Shfrytëzoni kohën e lirë për të bërë pak ecje në zona të gjelbra pranë vendit ku jetoni.

1

Merrni frymë thellë. Dëgjoni qetësinë brenda dhe jashtë jush. Lërini shqetësimet të shkojnë dhe mendimet negative që pushtojnë mendjen. Ndjeni muskujt, mundohuni të çlodheni, mbyllini sytë dhe jepini kohë vetes për të ndjerë përkëdheljet e diellit mbi lëkurë. Në kontakt me natyrën ju do të keni mundësi të fitoni një tjetër rilindje. Një harmoni të trupit dhe të mendjes.

Meditimi

Meditimi krijon një lloj gjendjeje natyrale për qeniet njerëzore. Kjo ndodh kur mendja ndalon së “vrapuari” drejt të ardhmes ose në pengjet e të shkuarës: thjesht pranoni të ndaloni në të tashmen. Meditimi mbi bukurinë e të tashmes dhe shijimi i momentit është më i thjeshtë kur qëndrojmë në natyrë, sepse gjendemi në kontakt të thellë me vetveten.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top