Këshilla & Arsye

March 8, 2018 | 8:34

Ndarja e të njëjtit shtrat me foshnjën nuk shkakton vetëm stres

 

Gratë që ndajnë krevatin me foshnjën për një kohë të gjatë janë më të predispozuara që të shqetësohen për gjumin e bebes. Si rrjedhojë, kanë më shumë shanse të vuajnë nga depresioni. Sipas një studimi të fundit nga shkencëtarët e Universitetit Shtetëror Penn në SHBA, nënat që flenë me foshnjat e tyre në të njëjtin shtrat për më shumë se 6 muaj janë dyfish më të rrezikuara të vuajnë nga depresioni.

momMesatarisht, këto gra raportohet të jenë 76% më të stresuara se gratë që i kalojnë fëmijët në një dhomë tjetër.

Ndarja e të njëjtit shtrat nuk shkakton vetëm stres, por e bën gjithashtu më të vështirë për prindërit që të bëjnë një gjumë të rehatshëm, dhe rrit rrezikun që ata të zhvillojnë depresion. Për shkak edhe të ndryshimeve hormonale dhe lodhjes së tepërt, nënat e reja kanë shumë luhatje humori.

Megjithatë, depresioni pas lindjes mund të jetë edhe më serioz.

Stresi rrit rrezikun që këto nëna të zhvillojnë simptoma si: të ndihen të pashpresa, qajnë vazhdimisht, madje mund të mendojnë të lëndojnë edhe veten apo të tjerët, prandaj është shumë e rëndësishme që ato të shqetësohen më pak dhe të mos kenë ndjenja pasigurie.

Burimi Gazeta Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top