Në fokus

June 19, 2017 | 10:08

Ndërhyrjet estetike/ Mbi 100 raste në muaj, përfshirë edhe adoleshentë paraqiten te mjeku

Mania për të patur buzë të fryra dhe mollëza të ngritura, ka prekur edhe të rinjtë shqiptarë. Mbi 100 raste në muaj, përfshirë edhe adoleshentë paraqiten te mjeku për të bërë një ndërhyrje të tillë.

1

Për ata të paktë dermatologë, kjo tendencë e adoleshentëve shihet me shqetësim, dhe ndërhyrje të tilla nuk rekomandohen.

“Kërkohet më shumë për buzë, mollëza. Vijnë të rinj deri te mosha 21-vjeçare dhe ajo nuk rekomandohet pasi trupi deri në moshën 25-vjeçare është në zhvillim”, thotë dermatologia Erjona Shehu.

Ajo që përben një tjetër shqetësim janë ndërhyrjet estetike te klinikat e paspecializuara. Mjekët rekomandojnë të bëhet kujdes me produktet që ofrohen pasi rikuperimi më pas nuk mund të kryhet në vendin tonë.

“Ato që shkojnë në klinika të tilla janë viktima dhe rekomandohen jashtë vendit as nuk e dinë çfarë solucioni ka përdorur”, shprehet dermatologia.

Krahasur me vite më parë, në Shqipëri ka një rritje të numrit të vajzave dhe djemve që kërkojnë të kryejnë ndërhyrje të tilla për t’u dukur sa më bukur në paraqitjen e tyre. Ndryshe nga femrat, meshkujt kërkojnë më shumë ndërhyrje në vesh dhe në hundë. /TV KLAN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top