Në fokus

December 9, 2019 | 8:06

Ndërveprimi me mësuesit redukton stresin te nxënësit

Ndërveprimi i ngrohtë dhe i kujdesshëm mes mësuesve dhe nxënësve mund të reduktojë stresin e fëmijëve në klasë. Marrëdhëniet e ngushta mësues-nxënës rrisin nivelet e hormonit të kortizolit te parashkollorët, gjë e cila sjell uljen e stresit.

Preschool kids doing activities

“Mënyra se si një mësues sillet në klasë, pozitiviteti dhe mbështetja që tregon, ka një ndikim të madh mbi fëmijët dhe shëndetin e tyre”, thonë studiuesit.

Rreth 61% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kalojnë kohë në kopshte dhe klasa parashkollore. Fëmijët që kanë marrëdhënie frustruese ose të vështira me edukatorët e tyre, kanë vështirësi në të mësuar dhe zhvillojnë sjellje sfiduese gjatë rritjes.

Sipas studiuesve “stresi në fëmijërinë e hershme kufizon aftësitë e tyre intelektuale. Kjo është arsyeja pse marrëdhëniet e hershme mësues-fëmijë janë të rëndësishme”.

Ky studim është botuar në revistën “Prevention Science”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top