Në fokus

September 21, 2018 | 14:12

Ndërveprimi midis nënës dhe fëmijës, përcakton aftësinë e tij për të kuptuar

Aftësia e fëmijëve për të kuptuar të tjerët varet nga harmonia me nënën dhe nga ndërveprimi mes tyre, që në fazat e para të jetës. Lajmi vjen nga një studim i botuar në revistën britanike të Psikologjisë Zhvillimore nga hulumtuesit në Universitetin e Jorkut (në Mbretërinë e Bashkuar). “Këto rezultate, thotë Elizabeth Kirk, që udhëhoqi hulumtimin, janë të rëndësishme pasi ato tregojnë rolin themelor të ndërveprimit ndërmjet nënave dhe fëmijëve gjatë fëmijërisë së hershme”.

Një lidhje e veçantë

Hulumtuesit dolën në këto përfundime pas shqyrtimit të mënyrës në të cilën nënat e reja kanë lidhje me fëmijët e tyre në moshë të hershme, duke parë në mënyrë të veçantë mënyrën se si nënat, të lira për të bashkëvepruar me fëmijët, interpretuan mendimet dhe ndjenjat e të vegjëlve të tyre. Eksperimenti u krye për herë të parë kur fëmijët ishin 10 muajsh dhe pastaj u përsëritën në moshën 12, 16 dhe 20 muajsh, duke theksuar se si disa nëna treguan më shumë se të tjerët aftësinë për të kuptuar mendimet e fëmijëve.

Aftësi socio-njohëse

Hulumtuesit vlerësuan pastaj përsëri 30 fëmijë rreth 5-6 vjeç, në lidhje me aftësitë e tyre socio-kognitive, duke u kërkuar atyre për të shpjeguar përmbajtjen e disa imazheve që përshkruanin dymbëdhjetë ndërveprime të ndryshme sociale (gënjeshtra, keqkuptime, shaka). Ata zbuluan se fëmijët që kishin pasur më shumë harmoni me nënën e tyre ishin në gjendje të interpretonin më saktë imazhet.

Sipas një studimi të Universitet të Auklandës (Zelanda e Re), kur prindërit dhe foshnjat shikojnë njëri-tjetrin në sy, krijohet një gjendje e sinkronizimit cerebral që lehtëson komunikimin dhe ndërveprimin.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top