Teste

September 21, 2018 | 14:33

Test për karakterin tuaj, zgjidhni një zanë dhe zbuloni detajet

Testi më poshtë zbulon karakteristikat e karakterit të secilit, thjesht zgjidhni zanën që ju pëlqen më shumë. Ngjyra e zanës që pëlqeni, tregon shumë për personalitetin që përshtatet me karakterin tuaj! Zgjidhni zanën tuaj:

  1. Zana blu

Blu është ngjyra e qiellit të ndriçuar, lartësisë, shpirtit dhe mendimit. Ajo simbolizon besnikërinë, personalitetin dhe finesën. Gjithashtu simbolizon idealen dhe ëndrrën. Drita blu shkakton një ndjenjë freskie dhe pastërtie, e kombinuar kryesisht me të bardhën. Njerëzit të cilët janë tërhequr nga zana blu, zakonisht janë perfeksionistë që kanë gjithçka të organizuar dhe të pastër.

Në fushën personale ata janë njerëz besnikë dhe të mirë, të cilët gjithmonë luajnë pastër. Përfshiheni në një grup që ju pëlqen të qeshni, të luani, të tregoni shaka, të bëni miq dhe të keni një ndjenjë aventureske. Ju e doni udhëtimin, njohjen e vendeve të reja.

  1. Zana e purpurt

Ngjyra e purpurt nënkupton ndjesinë shpirtërore dhe intuitën, kështu që është një ngjyrë që simbolizon botën metafizike. Është ngjyra e alkimisë dhe magjisë. Ajo shihet si ngjyra e energjisë kozmike dhe frymëzimit shpirtëror. Ngjyra e purpurt, sipas mistikëve, është e shkëlqyer për pastrimin dhe shërimin e sëmundjeve fizike, emocionale dhe mendore.

Ndihmon në gjetjen e mënyrave të reja për spiritualitetin dhe për të ngritur intuitën tonë frymore. E purpurta simbolizon respektin, dinjitetin, devotshmërinë, sinqeritetin, pastrimin dhe transformimin.

  1. Zana gri

Ngjyra gri simbolizon stabilitetin, suksesin dhe cilësinë, por për shumë mund të përfaqësojë  mungesën e jetës. Diçka që “është bërë gri” nuk shihet gjithnjë pozitivisht, pasi termi përdoret zakonisht për të shprehur sëmundshmërinë dhe mungesën e forcës. Edhe moti me re, qielli gjithmonë gri, nuk është gjerësisht i dëshiruar nga njerëzit.

Por nëse përdoret mirë, grija ofron ekuilibrin dhe fleksibilitetin, sepse është ekuilibri ndërmjet të zezës dhe të bardhës. Ngjyra gri është shprehja e neutralitetit. Simbol i pavendosmërisë dhe mungesës së energjisë, zemërimit, trishtimit dhe monotonisë.

  1. Zana portokalli

Ngjyra portokalli është një ngjyrë e ngrohtë, përzierja e saktë ndërmjet të verdhëve dhe të kuqes. Prandaj është një ngjyrë aktive që do të thotë lëvizje dhe spontanitet. Portokallia është ngjyra e suksesit, gatishmërisë mendore dhe prosperitetit. Portokallia simbolizon inkurajimin, forcën, tërheqjen, mirësinë, ngrohtësinë, tolerancën dhe prosperitetin.

Portokallia është gjithashtu ngjyra e komunikimit, e nxehtësisë aktuale, e ekuilibrit, e sigurisë, e besimit. Është ngjyra e njerëzve që besojnë se gjithçka është e mundur.

 

Burimi / italiafeed.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com