FB

May 12, 2021 | 10:02

Ndëshkimi i fëmijës duhet të jetë edukues dhe jo kërcënues e fyes

Prindër, ndëshkimi i fëmijës, pasi ka kryer një veprim jo të drejtë,  duhet të ndihmojë fëmijën të njohë detyrat dhe të drejtat e tij, pra të jetë edukues dhe jo kërcënues e fyes. Ndëshkimi duhet ta mësojë të marrë përgjegjësi, të njohë rëndësinë e rregullave, të mësojë respektin.

Nga Lira Gjika

Me mësimin e respektit fillon dhe bazohet edukimi. Fëmijës i duhet mësuar, që respekti është detyrë dhe e drejtë njëkohësisht. Respekti, nuk është si e ndjera, që disa i duam dhe disa jo dhe kësaj nuk ke çfarë i bën dhe ky nuk është ndonjë faj, thjeshtë kështu e ndjen. Po me respektin ndryshon puna, ai mësohet. Respekti është vetëdije dhe përgjegjësi, që fillon ndërtohet njëkohësisht si për veten dhe për tjetrin. 

Ky “mësim” është detyrë e të rriturit. Është i rrituri, që e respekton i pari fëmijën, që nuk vepron emocionalisht, por zgjedh veprimin, fjalën dhe kohën. I jep të drejtë fëmijës, për mërzinë apo inatin, që provon për shkak të ndëshkimit dhe e ndihmon fëmijën ta përballojë, që ta arrijë këtë vetëdije dhe mësojë këtë përgjegjësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top