FB

January 12, 2023 | 9:44

Ndiheni të lodhur pas pushimeve dhe rikthimi në normalitet është i vështirë? Ja tre mënyra për t’u ndjerë më mirë

Dhurata për të gjithë, ushqime të shtrenjta, udhëtime të vazhdueshme, pazar pafund. Shumica përballen me një mori përgatitjesh duke rezultuar stresuese për ta.

 

 

Ndërsa pushimet kalojnë shumë shpejt, duke shkaktuar lodhje tek një pjesë e madhe e njerëzve.

Ndaj rikthimi në normalitet pas pushimeve është një sfidë. Lajmi i mirë është se ka gjëra që mund të bëni për të larguar lodhjen nga pushimet dhe për t’u kthyer në jetën tuaj të përditshme.

Kujtoni momentet e bukura

Një mënyrë për të reduktuar stresin është të përjetoni emocione pozitive. Ju mund të rikujtoni kujtimet e së kaluarës, të cilat jo vetëm që do t’ju japin buzëqeshjen shumë të nevojshme, por gjithashtu do t’ju kujtojnë se ka shumë gjëra në jetën tuaj që ju sjellin gëzim.

Shikoni fotot e vjetra, bisedoni me familjen dhe miqtë, mbyllni sytë dhe mendoni për kujtimet e mira ose shkruajini ato në një copë letër. Gjithçka funksionon dhe sa më shumë t’i përkushtoheni këtij procesi, aq më shumë rezultate pozitive do të merrni.

Dëgjoni muzikë

Nëse e keni të vështirë të relaksoheni, të flini ose të ndiheni vazhdimisht të lodhur, edhe pas disa orësh gjumë, përpiquni të përfshini pak më shumë muzikë në jetën tuaj, veçanërisht para se të shkoni në shtrat.

Është vërtetuar se muzika ndihmon në reduktimin e stresit. Nuk ka rëndësi se çfarë muzike dëgjoni, zgjidhni atë që ju pëlqen. Thjesht ju bën të ndiheni më mirë. Në fakt, nëse doni të përfitoni sa më shumë nga vetitë e dobishme të muzikës, dëgjoni gjithë ditën dhe madje përpiquni të kërceni.

Planifikoni ditën tjetër – sigurohuni që ta bëni të bukur

Përpara se të flini, përpiquni të imagjinoni se si do të jetë e nesërmja. Mendoni pozitivisht dhe imagjinoni që dita tjetër do të jetë e bukur. Përpiquni të përdorni të gjitha shqisat tuaja kur e bëni këtë. Kur të keni përfunduar imazhin e bukur në mendjen tuaj, shkoni direkt në gjumë. Kjo metodë do t’ju sigurojë një gjumë më cilësor, gjë që është thelbësore për rikuperimin nga lodhja pas një sezoni të ngarkuar pushimesh.

 

 

 

/Panorama.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top